☁️
Tiranë 28°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.35 ▲2.76%
ARI 4,481 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,860 ▼ -3.25% ETH $1,868 ▼ -5.35% XRP $1.2316 ▼ -2.35% SOL $74.8600 ▼ -5.11%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.35 ▲2.76 % ARI 4,481 ▼0.87 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.35 ▲2.76 % ARI 4,481 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Raporti i SIGMA/OECD: Shqipëria forcon komunikimin qeveritar për integrimin. Vlerëson rolin e MIA-s

Një raport i fundit i SIGMA/OECD evidenton se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në organizimin e komunikimit qeveritar, duke krijuar një strukturë të avancuar për menaxhimin e informacionit publik.

Sipas raportit, krijimi i Agjencisë së Medias dhe Informimit (MIA) përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm.

Raporti e konsideron MIA-n si një nga strukturat më të zhvilluara në rajon, duke e cilësuar si një model të institucionalizuar të komunikimit qeveritar.

“MIA ka stafin më të madh të komunikimit ndër administratat e përfshira në këtë raport. Kjo ndodh pjesërisht sepse mandati i MIA-s është relativisht i gjerë duke filluar nga organizimi i eventeve publike të Kryeministrit deri te trajtimi i dezinformimit dhe puna me teknologjitë e reja. Ky model konsiderohet përgjithësisht një model i mire”, thuhet në raport.

Agjencia, citon raporti, e cila funksionon nën varësinë e Kryeministrit, koordinon komunikimin në të gjitha institucionet dhe përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh, nga konferencat për shtyp deri te monitorimi i rrjeteve sociale dhe lufta kundër dezinformimit.

“Në Shqipëri, detyrimi bazë për të komunikuar punën e qeverisë i vendosur në ligjin për qeverinë vazhdon të jetë baza e punës së komunikimit në të gjitha departamentet. Është plotësuar me një ligj të ri që krijon Agjencinë e Medias dhe Informacionit (MIA), e cila i jep asaj përgjegjësi të qartë për të gjitha aspektet e komunikimit. MIA është një entitet ligjor i krijuar vetëm për komunikim publik. Ajo koordinohet në mënyrë qendrore nga Kryeministri, me mandat për të forcuar koordinimin mes të gjitha ministrive dhe institucioneve”, thuhet në raport.

Raporti vlerëson se Shqipëria ndjek një model të decentralizuar komunikimi, të ngjashëm me vendet e OECD-së, ku ministritë kanë autonomi në komunikim, por mbeten të koordinuara nga qendra.

“Ky model i decentralizuar, i cili është gjithashtu praktikë normale në vendet e OECD-së, konsiderohet përgjithësisht një model i mirë. Por kushti është që ministritë dhe agjencitë të kenë ekspertizë, burime dhe mbështetje të qartë politike”, thuhet në raport.

Një tjetër element i rëndësishëm është përfshirja aktive e Shqipërisë në luftën kundër dezinformimit. Strategjia 2025–2030 synon forcimin e institucioneve, mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë si BE dhe NATO.

“Shqipëria ka institucionalizuar monitorimin e kërcënimeve ndaj integritetit të informacionit duke e bërë atë pjesë thelbësore të mandatit të MIA-s. Një strategji zyrtare për kërcënimet dhe dezinformimin 2025–2030 u miratua në korrik 2025. Strategjia është e ndarë në katër shtylla: forcimi i institucioneve, mbrojtja nga sulmet kibernetike, fuqizimi i medias dhe neutralizimi i kërcënimeve hibride. Çdo drejtori e MIA-s përgatit raporte mujore të performancës, duke përshkruar objektivat e arritur, rezultatet kryesore dhe sfidat. Në fund të vitit, këto raporte mujore bashkohen në një analizë vjetore të performances”, citohet në raport.

Raporti mbi komunikimin publik të qeverive në Ballkanin Perëndimor, sjell një panoramë të qartë mbi mënyrën se si qendrat e qeverisë koordinojnë komunikimin me qytetarët, sidomos në proceset e reformave dhe integrimit europian. Dokumenti thekson rëndësinë e komunikimit strategjik, të bazuar tek transparenca dhe përfshirja e publikut, si një element kyç për rritjen e besimit tek institucionet dhe për suksesin e politikave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.