🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,686 ▼0.33%
DOW 53,186 ▼0.7%
NASDAQ 26,371 ▼0.12%
NAFTA 87.95 ▲2.55%
ARI 4,414 ▼1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,902 ▼ -0.75% ETH $2,453 ▲ +0.23% XRP $1.3693 ▼ -0.25% SOL $102.1700 ▼ -0.79%
S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 87.95 ▲2.55 % ARI 4,414 ▼1.5 % S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 87.95 ▲2.55 % ARI 4,414 ▼1.5 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Europa

Raporti: Si mafia shqiptare po barazohet me Ndrangheta-n

“Hyrja e ‘Ndrangheta dhe mbi të gjitha, rritja e mafies shqiptare”. Kjo është ajo që ka dal nga raporti i Komisionit të VI Rajonal Antimafia, i kryesuar

“Hyrja e ‘Ndrangheta dhe mbi të gjitha, rritja e mafies shqiptare”.

Kjo është ajo që ka dal nga raporti i Komisionit të VI Rajonal Antimafia, i kryesuar nga Andrea Orlando, i paraqitur sot në sallë gjatë këshillit rajonal të Ligurias në Itali.

“Në vendin tonë ka një prani të organizatave kryesore kriminale, me ‘Ndranghetën’ që mban një kontroll shumë të fortë, dhe pastaj ka disa zhvillime të reja, siç është roli dhe autonomia në rritje e mafies shqiptare, e cila po bëhet një prani gjithnjë e më e rëndësishme dhe e vazhdueshme”, tha Orlando siç raporton

“Aktiviteti i kryer, është ajo që dimë nga procedurat gjyqësore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e porteve për trafikimin e drogës, dhe ana tjetër e medaljes është përdorimi i disa prej këtyre burimeve për të infiltruar para në ekonominë e ligjshme.

Ne kemi ndërtuar një pamje përmes një sistemi seancash shumë të thelluara, të cilat besoj se sot na kanë siguruar këtë raport, i cili që tani e tutje do të shërbejë si pikë referimi për monitorimin e evolucionit të këtij fenomeni”, tha Andrea Orlando.

Sipas raportit, ndër sekuestrimet më të rëndësishme në periudhën 2022-2024: 445 kg kokainë në Xhenova (7 shkurt 2022), 412 kg në La Spezia (janar 2022), 968 kg në Vado Ligure (17 janar 2023) dhe 116 kg në Vado Ligure (mars 2024).

Sipas raportit, Liguria përbën 18.2% të totalit të sekuestrimeve në të gjithë vendin, shifra më e lartë në Italinë Veriore. Edhe në lidhje me logjistikën e trafikimit të drogës, u theksua se krimi i organizuar që vepron në Liguria nuk është ekskluzivisht italian.

Krahas rolit ende qendror të ‘Ndranghetës, raporti thekson “një bashkëpunim tani të barabartë me krimin e organizuar shqiptar, i cili ka braktisur progresivisht rolet e thjeshta të punës për t’u specializuar në shërbimet logjistike, duke trajtuar rikuperimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e narkotikëve dhe i cili, në të njëjtën kohë, ka demonstruar autonomi operacionale në rritje”./ANSA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.