🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,489 ▲2.29%
DOW 46,136 ▲2.03%
NASDAQ 21,447 ▲3.14%
NAFTA 101.98 ▼0.87%
ARI 4,692 ▲2.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,620 ▲ +1.13% ETH $2,099 ▲ +2.78% XRP $1.3338 ▼ -0.08% SOL $82.5000 ▼ -1.04%
S&P 500 6,489 ▲2.29 % DOW 46,136 ▲2.03 % NASDAQ 21,447 ▲3.14 % NAFTA 101.98 ▼0.87 % ARI 4,692 ▲2.95 % S&P 500 6,489 ▲2.29 % DOW 46,136 ▲2.03 % NASDAQ 21,447 ▲3.14 % NAFTA 101.98 ▼0.87 % ARI 4,692 ▲2.95 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Raportuesi i PE-së: Kosova e humbi trenin për viza, 2019-ta më e ndërlikuar

 

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ua ka kujtuar politikanëve kosovarë kohën kur ishin shumë afër që qytetarëve t’iu hiqet regjimi i vizave. Ai thotë se këshilla e paraardhëses së tij, Ulrike Lunacek, nuk u dëgjua kur ajo vazhdimisht bënte thirrje që të ratifikohej Marrëveshja me Malin e Zi. Soltes, një një intervistë për Express-in, duke e komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt se kosovarëve mund t’iu liberalizohen vizat në muajin mars, thotë se ndonjëherë premtimet e politikanëve nuk përputhen me realitetin. “Unë uroj fjalët e tij të jenë të vërteta, por ditët po kalojnë shpejt dhe nuk shoh shumë përparim”, ka sqaruar ai.

Z. Soltes, Demarkacioni, si kusht i fundit për liberalizimin e vizave, ende nuk është proceduar në Kuvend që të dalë në votim. A mund të na sqaroni se ku është Kosova në këtë proces, pra sa i përket heqjes së vizave?

Igor Soltes:  Në vitin 2016 Kosova ishte në bordin e trenit të liberalizimit të vizave, së bashku me Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Duke i ditur mirë procedurat e brendshme të BE-së, paraardhësja ime Ulrike Lunacek i paralajmëroi shumë herë politikanët e Kosovës se largimi nga ai tren do ta ngadalësonte procesin pafundësisht. Kjo është arsyeja pse ajo insistoi në ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshilla e saj nuk u dëgjua. Kosova tani është jashtë trenit dhe ende nuk e dimë kur Kosova do të jetë në gjendje ta kapë atë tren përsëri. Kjo ka qenë një mundësi e humbur dhe tash qytetarët e Kosovës po e paguajnë koston e kësaj.

Kur, sipas jush, Kosova duhet ta ratifikojë Demarkacionin me Malin e Zi që t’i hiqen vizat këtë vit?

Besoj se sa më shpejt të jetë ratifikuar Demarkacioni, aq më mirë është që procesi i liberalizimit të vizave të fillojë përsëri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kohët e fundit pretendoi se kosovarëve mund t’iu hiqet regjimi i vizave në muajin mars. E shihni të mundshme këtë?

Ndonjëherë premtimet e politikanëve nuk përputhen me realitetin. Unë uroj fjalët e tij të ishin të vërteta, por ditët po kalojnë shpejt dhe nuk shoh shumë përparim.

Cila do të ishte thirrja juaj për ligjvënësit e Kosovës?

Ata (politikanët) ose duhet të jenë në gjendje të ofrojnë një alternativë të besueshme dhe praktike me të cilën bien dakord me autoritetet malazeze ose ta votojnë menjëherë Marrëveshjen ekzistuese të negociuar në vitin 2015 midis qeverive të të dy vendeve.

Nëse nuk ndodh liberalizmi i vizave këtë vit, a rrezikon Kosova që të mbetet pa liberalizim edhe në vitin 2019, kur dihet se në këtë vit Bashkimi Evropian ka zgjedhje të brendshme?

Vështirë të parashikohet se çfarë mund të ndodhë edhe pse pajtohem se gjërat janë pak më të ndërlikuara vitin e ardhshëm.

Së fundmi kemi edhe një situatë të re. Deputetët e Kosovës po bëjnë përpjekja për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale. Sa mund të ndikojë kjo në liberalizimin e vizave bazuar nga paralajmërimet e ndërkombëtarëve që veprimi i tyre mund të ketë pasoja?

Sipas mendimit tim, kjo iniciativë thellësisht minon kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrezikon perspektivën evropiane të vendit. Dhoma e Specialistëve u miratua nga Parlamenti i Kosovës dhe tani që Dhoma është gati të lëshojë paditë e para, Kuvendi dëshiron ta shfuqizojë këtë ligj. U bëj thirrje politikanëve të Kosovës që të tregojnë më shumë përgjegjësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.