☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 13 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,321 ▲ +0.17% ETH $2,505 ▼ -0.77% XRP $1.3550 ▼ -0.78% SOL $101.0200 ▼ -0.84%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sht 2026
Breaking
Opinion

Rasti kur “rojtari” i drejtësisë kapet në gjumë

Kriza e pagave të magjistratëve po vë në provë gjithë mekanizmin e përgjegjshmërisë që ngriti reforma në drejtësi. Ajo po teston çfarë gjyqtarësh kemi zgjedhur, çfarë prokurorësh kemi zgjedhur, por mbi të gjitha çfarë institucionesh qeverisëse për drejtësinë kemi prodhuar nga një reformë, e cila tani vetë ka nevojë për avokatë.

Deri tani pushteti ekzekutiv, pra qeveria, është përballur haptazi me pushtetin gjyqësor, duke refuzuar vetëcaktimin prej tyre të pagave dhe pastaj paditë e tyre për moszbatim të vendimeve të tyre për veten e tyre kundër atyre që i pengojnë të vetëcaktojnë rrogat.

Beteja tregon qartë pozicionet e palëve, të paanshme apo zyrtare qofshin ato.

Vetëm një institucion, ai më i rëndësishmi për kontrollin e pushtetit të drejtësisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që duhet të kontrollojë drejtësinë kur del nga binarët, ka heshtur.

Ligji nr. 115/2016 e përcakton qartë ILD-në si autoritetin përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Madje, neni 194 i këtij ligji i jep Inspektorit të Lartë të drejtën të nisë hetim edhe kryesisht, mbi bazën e të dhënave publike.

Artur Metani nuk ka nevojë të presë që dikush t’i çojë një zarf me emrin Nesti Angoni në zyrë që të vihet në lëvizje, siç është në traditën e drejtësisë së re. Konflikti është publik dhe pasojat financiare janë publike.

Nëse pretendimet e qeverisë janë të vërteta dhe magjistratët kanë përdorur pushtetin gjyqësor për të prodhuar një përfitim financiar për veten, atëherë kemi një çështje që hyn drejtpërdrejt në territorin e ILD-së.

Neni 101 i ligjit për statusin e magjistratëve e konsideron shkelje disiplinore mosreferimin te ligji ose te faktet, me dashje apo për shkak të pakujdesisë së rëndë, si dhe veprimet që dëmtojnë besimin e publikut te sistemi gjyqësor. Neni 102 përfshin vendimet qëllimisht të paarsyetuara, kur ato janë rezultat i një interesi personal ose i keqdashjes. Ndërsa neni 103 cilëson si shkelje përdorimin e statusit të magjistratit për krijimin e përfitimeve për vete ose për të tjerët.

Por pikërisht për të ndarë vendimin e ligjshëm nga abuzimi është krijuar ILD-ja. Ajo duhet të verifikojë nëse vendimet janë marrë në konflikt interesi, janë qëllimisht të paarsyetuara ose përbëjnë përdorim të statusit për përfitim personal.Atëherë ILD-ja duhet të nisë hetimin dhe, nëse provon shkeljen, t’i kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësor masën disiplinore përkatëse.

Kjo është arsyeja pse heshtja e Metanit nuk është neutrale. Ajo mbron gjendjen ekzistuese të prodhuar nga magjistratët, duke u bërë palë pa e gjykuar këtë situatë.

Në këtë pikë fillon edhe përgjegjësia e Kuvendit.

Kuvendi ka të drejtë dhe detyrë të kërkojë shpjegim nëse ka nisur ILD-ja verifikim kryesisht, a i konsideron pretendimet ndaj magjistratëve të pabazuara dhe pse po shmang qëllimisht ballafaqimin e institucionit të tij me këtë konflikt.

Ky institucion ekziston pikërisht për raste të tilla. Nëse nuk flet as për këtë rast, është kot që ekziston.

Kjo çështje nuk mund të përfundojë me magjistratët që kallëzojnë qeverinë dhe me qeverinë që ankohet publikisht ndaj magjistratëve, ndërsa roja disiplinore e sistemit rri në heshtje.

Ose magjistratët kanë zbatuar ligjin dhe vendimet duhet të ekzekutohen, ose kanë përdorur pushtetin për interesat e tyre dhe duhet të hetohen.

Nëse Artur Metani refuzon ta japë këtë përgjigje përmes ushtrimit të detyrës, atëherë Kuvendi duhet të nisë procedurën për të verifikuar përgjegjësinë e tij.

Nuk mund të ketë një rrugë të tretë, ku të gjithë akuzojnë njëri-tjetrin, dhe institucioni që duhet të mbrojë përgjegjshmërinë e drejtësisë vazhdon të flejë në këtë rast, duke mbuluar edhe kokën me batanije, që të mos e shikojnë që është gjallë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.