🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

LDK pati katër kryetarë në 37 vjet, sot mund të zgjedhet i pesti – Ibrahim Rugova mbetet më jetëgjati

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është partia më e vjetër politikë në Kosovë.

Ajo u themelua më 23 dhjetor 1989, në Prishtinë.

Gjatë këtyre 37 vjetëve, këtë subjekt e kanë udhëhequr katër kryetarë.

I pari dhe më jetëgjati në këtë detyrë ishte themeluesi, Ibrahim Rugova.

Ai ishte në krye të LDK-së nga 23 dhjetori 1989 deri më 21 janar 2006, kur ndërroi jetë, duke e drejtuar partinë për 16 vjet e 29 ditë.

Pas vdekjes së Rugovës, LDK kaloi një periudhë tranzicioni, ndërsa në dhjetor të vitit 2006 kryetar u zgjodh Fatmir Sejdiu, i cili në atë kohë ishte edhe presidenti i vendit. Ai qëndroi si shef partie deri më 7 nëntor 2010, për 3 vjet e 333 ditë.

Në Kuvendin e shtatë zgjedhor të LDK-së, që u mbajt me këtë datë, drejtimin e këtij subjekti e mori Isa Mustafa, i cili e udhëhoqi atë për 10 vjet e 127 ditë, deri më 14 mars 2021.

Ky pati dhënë dorëheqje nga pozita për shkak të rezultatit të dobët të partisë në zgjedhjet nacionale të shkurtit të këtij viti.

Ai u pasua në krye të LDK-së nga Lumir Abdixhiku, i cili u zgjodh lider i kësaj partie në ditën kur Mustafa u largua, në Kuvendin e Partisë.

Atij i janë bërë gati 5 vjet e gjysmë në këtë detyrë.

Abdixhiku testohet sot nga partia e tij, në një Kuvend të Jashtëzakonshëm ku do të ketë një deklarim për vetëbesim ndaj tij. Një provimi të tillë ai i mbijetoi në janar të këtij viti, kur mbeti në post, pavarësisht tentimit për ta larguar.

Nëse Abdixhiku humb dhe LDK zgjedh dike tjetër kryetar, atëherë ai ose ajo bëhet personaliteti i pestë që do të drejtojë partinë në historinë e saj 37-vjeçare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.