Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.77 ▲4.62%
ARI 4,793 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,407 ▲ +1.54% ETH $2,217 ▲ +0.44% XRP $1.3584 ▲ +0.85% SOL $84.2300 ▲ +1.32%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.77 ▲4.62 % ARI 4,793 ▲0.33 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.77 ▲4.62 % ARI 4,793 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

“Rasti Tolaj”, dështon seanca e parë, për shkak të terminit për vizë!

Ilir Tolaj, ish-sekretari permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, do të duhej të paraqitej sot sërish në Gjykatë. Kjo pasi do të niste seanca e shqyrtimit fillestar për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.

Tolaj dhe gjashtë persona tjerë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare që dyshohet se ka ndodhur derisa Tolaj ka qenë sekretar në këtë ministri.

Por ai dhe disa të akuzuar tjerë sot nuk u paraqitën në seancën fillestare gjë që detyroi gjyqtaren e Gjykatës Themelore që të shtyjë seancën për ditën e nesërme

Gjyqtarja Valbona Selimaj, lexoi vendimin me rast tha se njëri nga përfaqësuesit e të akuzuarve Artan Çerkini ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për dy orë pasi që klienti i tij kishte një termin në ambasadën e Greqisë në Kosovë.

“Për shkak të një termini në ambasadën greke e të cilën e ka pranuar pas datës së marrjes seancës së sotme, ka kërkuar që seanca e sotme të shtyhet edhe atë në afat prej dy orë, mirëpo meqenëse Gjykata nuk ka mundësi që seancën e sotme ta shtyhet sot vetëm për dy orë, pasi që kjo lëndë është paraparë shumë më herët dhe është kërkuar kohë më tepër që këto të procedohen e meqenëse nuk prezantojnë të akuzuarit, Gjykata konstaton se nuk ka kushte për fillimin e fillimit të shqyrtimit të sotëm fillestar, andaj merret vendim që shqyrtimi i sotëm të shtyhet për nesër me datë 15 janar në ora 09:30”, tha Selimaj.

Avokati i të akuzuarës Remzije Thaçi, Skender Musa tha për KosovaPress se sot është dashur që të mbahet seanca fillestare ku të akuzuarit është dashur të deklarohen lidhur me pafajësinë ose fajësinë e tyre.

Në korrik të vitit të kaluar Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër Ilir Tolajt, ish-sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Bekim Fusha, drejtor i Departamentit Farmaceutik në Ministri , Zenel Kuqi , ish-menaxher i Departamentit të Prokurimit, inspektorja e farmacisë Remzije Thaçi, së bashku me koleget e saj Valentina Haxhija dhe Florije Tahiri.

Të akuzuar janë edhe biznesmenët Shpend Agani dhe Arion Lleshi.

Grupi prej shtatë të pandehurve, sipas Prokurorisë për shkak të shkeljeve kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë rreth 700 mijë euro.

Tolaj edhe në një rast tjetër për keqpërdorime në Ministrinë e Shëndetësisë ishte dënuar me 18 muaj burg, ndërsa Bekim Fusha ishte shpallur i pafajshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.