RDM: Mafia e ndërtimit sulmon hapësirën mbi Klinikën e fëmijëve
Ripërtrirja Demokratike e Maqedonisë (RDM) ka reaguar me neveri ndaj krimeve mjedisore të cilë përsëri ndodhën në Vodno, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mafia e ndërtimit e sulmuan zonën mbi Klinikën e Fëmijëve, ku prenë drunj për të hapur shtigje të egra disa kilometra, përmes të cilit do të transportohet material ndërtimor për ndërtimin e një objekti për strehim, thuhet nga RDM.
“Kërkojmë se kompetentët nga Komuna e Karposhit, fushëveprimi i të cilit është bërë ky krim mjedisor, si dhe Qyteti i Shkupit urgjentisht të del në terren dhe të pengojë aktivitetet e më tutjeshme. Sanksionimin e kriminelit me kallëzim penal dhe përfundim gjyqësor. Kundërvajtësi menjëherë të veprojë për dëmshpërblim të plotë për dëmin e shkaktuar. Kthim të vërtetë të statusit të zonës së mbrojtur të Park pyllit-Vodno, dhe mbajtjen e një Ligji të vërtetë për gjelbërim”, reagon RDM.