Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar reagimin e Ambasadës Gjermane drejtuar Partisë Demokratike ku dënohet ashpër dhuna e përdorur dje në protestë.
Teksa hidhnin molotovë drejt institucioneve dhe efektivëve të policisë, në duar militantët e Berishës mbanin flamuj gjermanë.
“Ka pasur zjarr dje në #Tiranë?! I njëjti në 35 vite eeee?! Po lexoj që dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë!!
Po gjermanët qenkan kundër dhe ashpër madje; Lexojeni Gjermaninë!! Dhe lexojeni gjithmonë, jo veç për zjarrin!!”, shkruan Braçe.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.