🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,530 ▼ -0.02% ETH $2,416 ▲ +0.08% XRP $1.2983 ▼ -0.19% SOL $103.9800 ▲ +0.62%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Politika

Reagon sërish Blushi për protestat: Mendoni se ndryshoni vendin me gijotina në Facebook! Ja pse e lashë politikën

Ish-deputeti Ben Blushi ka reaguar sërish pas debatit të shkaktuar nga qëndrimi i tij lidhur me protestën kundër projektit turistik në Zvërnec.

Në komentet e publikuara në rrjetin social Facebook, Blushi kritikon ashpër një pjesë të protestuesve, duke i akuzuar se etiketojnë si komunistë edhe persona që, sipas tij, kanë dalë kundër komunizmit.

“Gjeja me e shpifur e ketyre protestuesve te verber radikale eshte se quajne komuniste ata qe dolen kunder komunizmit sic eshte dhe rasti im. Kjo eshte e turpshme dhe e shton dyshimin tim se injoranca, pra padituria po drejton hakmarrjen e verber te nje brezi qe mendon se do ndryshoje vendin duke ngritir gijotina ne facebook.

Une jam nje shkrimtar qe trishtohet kur shikon qe shumica e njerezve qe shkruajne ne faqen time urrejne librat, dhe jo vetem librat e mi pa te cilet ky vend do ishte shume i varfer”, shprehet Ben Blushi.

Në një koment tjetër, ai i përgjigjet të gjithë ndjekësve që e pyesin pse e la politikën.

“Per te gjjthe ju qe me thoni pse e lashe politiken. Energjia ime per tu marre me pune te mira nuk avulloi por iu dedikua letersise kur pashe se ju votuat me shume banditet se shkrimtarin ne zgjedhjet e vitit 2017. Atehere vendosa ti kushtohem artit duke ju lene ne dore te banditeve te cilet ne shume qytete te Shqiperise konsiderohen si heronj, duke nisur nga Shkodra deri ne Elbasan, qytet qe ende drejtohet nga nje bandit i vdekur, per te cilin kam bere dhe nje roman”, shprehet Blushi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.