Bota

Rebelimi i ushtrisë, si i ndezi tensionet Erdogan

Lajmet për një përpjekje për grusht shteti në Turqi, me ushtarët që morën kontrollin e pikave strategjike në Ankara dhe Stamboll, reflektojnë tensionet në rritje në vendin e udhëhequr nga një president jo popullor.
Aksioni ushtarak i së premtes ndodhi në sfondin e sulmeve të shumta terroriste që u janë faturuar Shtetit Islamik dhe PKK kurde, e ndërsa lufta në Sirinë fqinje ka hyrë në vitin e 6 të saj.
Në fillim të qershorit 11 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosen rëndë kur një autobombe shpërtheu në qendër të Stambollit. 2 javë më vonë një sulm kamikaz në aeroportin e Ataturkut shkaktoi 42 viktima dhe la mbi 200 të tjerë të plagosur.
Informacionet janë të kufizuara, por presidenti Rexhep Taip Erdogan ka alarmuar shumë vetë me pikëpamjet e tij autoritare dhe ngurtësisht Islamike, veçanërisht tek ushtria, e cila tradicionalisht e konsideron veten si gardiane të trashëgimisë laike të vendit, e përfaqësuar nga Kemal Ataturk, themeluesi i Republikës Moderne.
Retorika e presidentit ka ndarë në dysh vendin dhe nga ndezur tensionet etnike dhe sektare. Përfshirja e Erdoganit në krizën siriane, kundër presidentit Bashar Al Assad dhe mbështetja për grupet islamike që luftojnë për rrëzimin e tij, ka krijuar të kundërtën e aspiratës së vjetër për të mos pasur asnjë problem me fqinjët.
Rinisja e konfliktit me PKK pas një armëpushimi 2-vjecar komplikoi edhe më tej situatën. Analistët turq prej kohësh kanë paralajmëruar se çështja kurde mund të nxisë një reagim ushtarak, por të paktë ishin ata parashikuan një grusht shteti. Ironikisht më herët gjatë kësaj jave, Erdogani firmosi një ligj që u dha ushtarëve imunitetin nga ndjekja penale, ndërsa marrin pjesë në operacione të brendshme sigurie, çka reflekton përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me ushtrinë për rritjen e efikasitetit të operacioneve në zonat kurde.
Kjo bën që përpjekja për grusht shtetit në këtë moment, të konsiderohet si totalisht e papritur. Nëse ajo do të rezultonte e suksesshme, do sillte ndërlikime të shumta në marrëdhëniet e jashtme të vendit.
Turqia është pjesëtare e NATO-s dhe aleat kyç i SHBA në një rajon të paqëndrueshëm. Marrja e pushteti nga ushtria do të ishte një përsëritje e skenarit me të cilin Barack Obama u përball në Egjipt në vitin 2013.
Megjithatë është fakt, se perëndimi kundërshton politikat autoritare të Erdoganit, që përfshinë intimidim të gazetarëve dhe shkelje të të drejtave të njeriut.  Grushtet e shtetit kanë qenë të zakonshme në Turqinë e viteve ‘70 dhe ‘80, por për disa kohë u dukë se i përkisnin të kaluarës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button