Kosova

AAK e Nisma nesër protestë, paraprakisht takim me Policinë e Kosovës

Kryetarët e dy partive opozitare, AAK-Nisma, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, do mbajnë sot pasdite konferencë shtypi, para protestës së ftuar për nesër në Prishtinë, ndërkohë organizatorët e protestës kanë zhvilluar takim me Policinë e Kosovës.

Partia e drejtuar nga Haradinaj në njoftimin e dërguar bën të ditur se, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi dhe sekretari egzekutiv, Valon Tolaj, sot kanë pasur një takim me zyrtarë të Policisë së Kosovës, për t’i harmonizuar veprimet për mbarëvajtjen e protestës së nesërme në Prishtinë.

“Duke u nisur nga fakti se protesta është shumë e madhe dhe nesër drejt Prishtinës do të nisen mijëra automjete, Kuçi dhe Tolaj kanë kërkuar mbështetjen e Policisë, që qarkullimi tyre të jetë i papenguar dhe maksimalisht i lehtësuar”, thekson njoftimi.

Policia nga ana e saj, sipas AAK-së, është treguar e gatshme që të ndërmarrë krejt çka është e nevojshme, që protesta të përmbyllët e qetë, çka është edhe përcaktim i organizatorëve të saj.

Në 8 prill bëhej e ditur se, pas konsultave të njëpasnjëshme që nga anulimi i protestës së opozitës së bashkuar që e përbënin tre subjekte, përfshirë Vetëvendosjen, e parashikuar të mbahej me 26 mars, AAK ka marrë vendim për mbajtjen e një proteste gjithpopullore më 14 maj.

“Një vendim i tillë është marrë pas diskutimeve me të gjitha forumet e AAK-së dhe një përcaktimi të palëkundur, që të vazhdohet me kundërshtimin e kapjes së shtetit”, thuhej në njoftim.

Paralajmërohej se, AAK do të konsultohet edhe me partitë e tjera opozitare dhe me shoqërinë civile e me grupet e interesuara

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button