☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,989 ▲0.31%
DOW 48,324 ▼0.44%
NASDAQ 23,834 ▲0.82%
NAFTA 91.74 ▲0.5%
ARI 4,831 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,962 ▼ -1.35% ETH $2,341 ▼ -0.09% XRP $1.3771 ▲ +0.45% SOL $84.4500 ▼ -0.79%
S&P 500 6,989 ▲0.31 % DOW 48,324 ▼0.44 % NASDAQ 23,834 ▲0.82 % NAFTA 91.74 ▲0.5 % ARI 4,831 ▼0.4 % S&P 500 6,989 ▲0.31 % DOW 48,324 ▼0.44 % NASDAQ 23,834 ▲0.82 % NAFTA 91.74 ▲0.5 % ARI 4,831 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Referendumi i PS, Balla thirrje për pjesëmarrje masive

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një deklaratë për shtyp të mbajtur paraditen e sotme ka deklaruar se, referendumi i 9 prillit do të jetë i hapur për të gjithë anëtarësinë e PS, ndaj dhe ka bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më masive.

“Referendumi i kësaj fundjave, përveçse një vendimmarrje e përbashkët për një çështje me rëndësi të veçantë, do të jetë edhe hapja e rrugës për përfshirjen e çdo anëtari të PS. Ky referendum do të ofrojë mundësinë që ata të thonë fjalën e tyre përfundimtare për një debatin tonë të brendshëm”, ka deklaruar Balla.

Ai është shprehur se, një PS më e hapur, më moderne e më gjithëpërfshirëse përbën një hap të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.

“Pra, është një referendum jo vetëm për të vendosur për mandatin e kryetarit të PS. Kjo është një praktikë që ne e fusim për herë të parë dhe që shpresojmë që ta bëjmë edhe për çështje të tjera në të ardhmen. I rëndësishëm nga ky referendum nuk është rezultati, por pjesëmarrja masive”, ka thënë Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.