Reforma e pensioneve-Rama: Qytetarët vendosin vetë për pensionin që dëshirojnë
Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se, reforma e pensioneve e cila u shty për mbi 20 vite, hoqi tavanin e pensioneve maksimale duke çelur një horizont mundësish për njerëzit që kontribuojnë.
Gjatë inaugurimit të zyrës së re të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, Kryeministri Rama tha se, përmes kësaj reforme qytetarëve u jepet një mundësi që të vendosin vetë për pensionin që dëshirojnë të kenë.
Kreu i qeverisë, Rama akuzoi qeveritë e mëparshme për vonesë të reformës së pensioneve për shkak të kostos së madhe të saj. “Të gjitha llogaritë na bëjnë krenarë për një reformë të vonuar 20 vjet, që qeveritë e shtynë për të mos u marrë me ujërat e ndenjura apo për të vegjetuar në ujërat e ndenjura me shpresën se do të jetonin më gjatë në pushtet”, tha Rama. E bëmë me kurajo, vijoi Kryeministri, duke marrë parasysh kostot. (vijon)