Reforma në drejtësi, Basha: Dialog politik për propozimet tona
Partia Demokratike e ka të qartë qëndrimin e vet, për të ecur përpara me reformën në drejtësi duhet dialogu politik për propozimet e saj.
Këtë qëndrim ripërsëriti këtë të premte, kreu i demokratëve, Lulzim Basha pas takimit me eurodeputetët anëtarë të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
“Partia Demokratike ka bërë propozimet e saj. Presim që mazhoranca, të cilës i takonte të kishte bërë propozimet për dialogun politik të vendosë për këto. Megjithatë nuk e ka bërë, duket sesa shumë e do reformën, duket sesa e interesuar është për kalendarin e reformës”, tha Basha.
Kreu i PD thotë se opozita ka një qëndrim koherent, të parashikueshëm dhe transparent karshi qytetarëve shqiptarë dhe faktorit ndërkombëtar.
“Ky qëndrim është për një reformë që nuk mbron, por lufton korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar dhe për këtë Partia Demokratike që prej fillimit ka bërë propozimet e saj, kritikat e saj që janë pranuar dy herë nga Komisioni i Venecias dhe që tashmë janë materializuar në formën e propozimeve mbi draftin përfundimtar të propozuar nga ekspertët ndërkombëtar”, u shpreh ai.
Propozimet e PD janë përmbledhur në një draft që ndryshon arkitekturën e sistemit të drejtësisë, që sipas opozitës, është shumë e komplikuar.
More luli, po cbere mbi nje vite qe i late gjerat ne fund, kure duhet miratuar rreforma. Sa here jini dakortesuar dhe mbas nje jave e dite kini ndryshuar mendje, more masarenj qe po e sillni verdalle shqiperine, vetem e vetem te perfitoni e te shpetoni nga krimet dhe akuzat qe rendojne mbi sali bishen, juve dhe zagareve tuaj.