Politika

Reforma në drejtësi-Bregu: Ndryshimet kushtetuese duhet të diskutoheshin në Këshillin Kombëtar të Integrimit

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu, nëpërmjet një postimi në Facebook paraditen e të shtunës pohon se “Mënyra se si janë formuluar ndryshimet kushtetuese, të cilat do të hyjnë në fuqi kur Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE, është aq larg formulimit të saktë sa është larg edhe dita kur do te jemi vend anëtar”.

Në argumentimin e saj, Bregu thotë se “Neni 2 i draftit thotë se  “Republika e Shqipërisë merr pjesë në Bashkimin Europian për të ushtruar bashkërisht me shtetet e tjera anëtare të kompetencave shtetërore, në bazë të një marreveshje të ratifikuar nga shumica e anëtarëve te Kuvendit. E para, “Sigurisht që Shqipëria nuk merr pjesë në BE, por anetarësohet në BE, pasi të plotësojë kushtin kryesor, atë të plotësimit të standardeve europiane së brendshmi. E dyta: 84% e shqiptarëve janë pro anëtarësimit në BE dhe të parashikosh me Kushtetute se na u dashka një marrëveshje e ratifikuar nga shumica e anëtarëve të Kuvendit, pasi vullneti i shqiptarëve u dashka përkthyer në marrëveshje. E treta: Parashikon/ propozon gjithashtu se si do të jetë zgjedhja e deputetëve shqiptare në Parlamentin Europian, kur te jemi vend anëtar i BE-së”.

Bregu shfaq skepticizmin e saj ku pohon se “Në një skenar “paturpësisht” optimist, kjo nuk ndodh para 8 vjetësh dhe me një skenar realist duhen 10 vjet deri sa t’ja mbërrijme asaj dite. Kjo, nese nuk ka kushtëzime të reja nga ana e Bashkimit Europian, i cili për turp të vet zgjerimin e Europes e ka kthyer në hije të aresyes mbi të cilën u ngrit Europa e Bashkuar”, shprehet Bregu. “Eshte e pavend dhe pa kuptim fare që pa caktuar dhe miratuar një kuadër tonin negociues, të cilin qeveria ende s’e ka kuptuar se cfare do të thotë, të perfshihen në Kushtetute nene të cilat parashikojne bazën ligjore për një ngjarje që do të ndodhe pas 10 vjetesh. Për me tepër, kur vete Bashkimi Europian është krejt i pasigurt ne raport me të ardhmen e vet”.

Në vijim të argumentimit të mëtejshëm, Bregu pohon se “Presidenti i Komisionit Europian, Juncker, ka parashikuar një diskutim të gjerë për një traktat të ri europian, i cili do të shtrojë pikepyetje të reja për institucionet e BE-së, mënyrën e zgjedhjes e perfaqësimit në to etj. Britania e Madhe ka një referendum këtë vit, (përkon me votimin e reformës tonë në drejtësi), gjatë të cilit do të votojë nese do të qëndrojë në BE apo jo. Dhe sigurisht ajo votë nuk do të jetë pa ndikim për të ardhmen e BE. Kriza financiare, ajo e sigurisë, gjeopolitika, politika e jashtme e papeshe e BE-së, në përgjithesi nje kaos e humbje konfidence së BE, do të jete sic është sot dhe qe sic është sot nuk mund te funksionojë mirë, duke e bere të pamundur parashikimin se cfare do te ndodhe këtu e 10 vjet”.

“Dikush mund të thotë ne shprehim vullnetin dhe gadishmërine tonë në Kushtetute për anëtarësimin në BE. Dakord, por thuajse të gjitha vendet e anëtarësuara që prej kur nisi Procesi i Stabilizim Asocimit, ndryshimet kushtetuese që lidhen me anëtarësimin i kanë votuar në përmbyllje të procesit të negociatave. Ne as e kemi nisur. Çekia ka votuar ndryshimet ligjore ne 2001 dhe u anetaresua ne 2004, Kroacia ne 2010 dhe u anetaresua ne 2013 e keshtu me radhë. Pavarësisht idese se Kushtetuta duhet të jetë jetëgjatë, me kalimin e kohës kam bindjen se do te ndryshohet sipas modeleve intelektuale dhe nevojave politike te vendit. I sotmi mund të jetë një cast i jashtezakonshëm për ne dhe jam mese e bindur që reforma e drejtë në drejtësi është rruga të cilën duhet ta përshkojmë me patjetër për të mberritur në BE. Por, kjo reformë do të krijoje vetem një lumturi të përkohshme mediokre, nese nuk do të jetë e qendrueshme dhe nese nuk merr parasysh si në këtë rast atë që ndodh realisht sot”, thekson Bregu.

Bregu këmbëngul, duke kërkuar edhe një sqarim së fundmi ku shprehet se “Do kishte qenë mirë që këto propozime të ishin diskutuar në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ai eshtë ngritur në bazë të një ligji, i cili percakton qartë se çdo qëndrim i Shqipërise lidhur me procesin e Integrimit, duhet te konsultohet! Me respektin maksimal për ekspertet, meqë këtë radhë gabuan, në fillim të ketij sesioni parlamentar do t’i ftojmë në Këshill për të diskutuar gjerësisht sa të sigurta janë propozimet me të cilat hapet drafti i reformës në drejtësi në pasigurinë e përgjithshme të BE-së”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button