Politika

‘Reforma Territoriale’- Arritjet e programit pilot diskutohen me partnerët ndërkombëtarë

Ecuria e fazës së zbatimit të reformës territoriale dhe gjetjet paraprake të programit pilot në Pogradec dhe Urën Vajgurore, ishte në fokus të takimit të pestë, i  partnerëve ndërkombëtarë të projektit “Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale” (STAR).

TAKIMITakimi u përqendrua në Ekspertë teknik të projektit STAR dhe kompanisë që po asiston programin pilot, KPMG-së, prezantuan gjetjet dhe vlerësimin e të dhënave financiare, bazës ligjore, strukturës administrative dhe sistemeve të IT-së në njësitë vendore, pjesë e bashkive pilot; sfidat, qasjen dhe rekomandimet e procesit të zbatimit të reformës territoriale sa i përket konsolidimit financiar, ristrukturimit organizativ dhe krijimit të një platforme të teknologjisë së informacionit e komunikimit.TAKIM3

Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të Agjencisë Suedeze për Zhvillim (SIDA), USAID-it, UNDP-së, qeverisë zvicerane, italiane dhe Këshillit të Europës, të cilët kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme procesin e reformës territoriale përmes projektit STAR.

Në muajin nëntor reforma nisi hapat praktik të zbatimit me programin pilot që synon përgatitjen e metodologjisë që do të përbëjë bazën për shkrirjen e njësive vendore në bashkitë e reja të ngjashme në mbarë vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button