Politika

Reforma zgjedhore, Bylykbashi në tryezën BE-Shqipëri: Duhet votimi elektronik

Partia Demokratike iu referua raportit të OSBE/ODIHR për të ngritur shqetësimet e veta në lidhje me zgjedhje në sesionin e dytë të takimit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Në fjalën e mbajtur në këtë komitet, deputeti Oerd Bylykbashi renditi vërejtjet kryesore që jepen në raport.

“Rekomandimi prioritar i OSBE/ODIHR ka dalë shit-blerja e votës. Rekomandimi i dytë lidhet me presionin mbi zgjedhësit dhe se kemi përfshirje të krimit të organizuar në proceset zgjedhore”, deklaroi ai.

Zgjidhjen për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, opozita e sheh tek votimi elektronik, por thotë se duhet vullnet dhe konsensus nga të gjitha palët.

“Votimi elektronik do të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, por nëse reforma zgjedhore nuk ka konsensus nuk do të prodhojë asgjë”, u shpreh deputeti i PD.

Përmes Klajda Gjoshës, edhe LSI ka vënë theksin dhe nevojën, sipas saj, urgjente për një reformë zgjedhore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button