☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.76 ▼9.64%
ARI 4,396 ▼3.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,755 ▲ +3.55% ETH $2,158 ▲ +4.41% XRP $1.4369 ▲ +3.57% SOL $91.5200 ▲ +5.2%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Reforma zgjedhore, PS-LSI përplasen për listat e hapura

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë të njëjtin qëndrim për listat e hapura.

Deputeti Taulant Balla tha sot se është kundër çdo ndërhyrje në sistemin zgjedhor.

Mandati i këtij komisioni është që të diskutojë çështje të OSBE-ODIHR. Jam kundër çdo forme që ndërhyn në sistemin zgjedhor. Me këtë sistem janë bërë dy palë zgjedhje”, tha Balla.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili tha se kjo është një çështje e shtruar që në vitin 2008 nga LSI dhe nuk ka pse të jetë tabu.

Çështja e listave të hapura është një problem jo i ri. Një qëndrim konsistent i yni. Është një problem i ngritur që në vitin 2008 dhe i mbrojtur nga ne. Nuk është një çështje që paraqitet sot. Sot e rimarrim duke besuar që një klimë më konstruktive krijonte një hapësirë të re. Mendoj se vendimmarrja nuk ka pse të jetë tabu. Nuk ka të bëjë vetëm me interesin e LSI”, tha Vasili.

Ndërsa deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se opozita nuk do të lërë asnjë çështje themelore pa e diskutuar dhe garantuar në funksion të zgjedhjeve me standarde që do të mbahen në qershor.

Në një prononcim për mediat, Bylykbashi akuzoi maxhorancën për vonesa.

Lidhur me votimin elektronik, ai theksoi se kjo është një tjetër çështje thelbësore dhe nuk do të pranohen justifikimet e maxhorancës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.