☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,448 ▼ -3.46% ETH $2,428 ▼ -3.25% XRP $1.3760 ▼ -5.26% SOL $103.8100 ▼ -5.24%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
29 Aug 2026
Breaking
Politika

“Reforma Zgjedhore të përmbyllet brenda qershorit”/Gjiknuri bisedë me ambasadoren Kim: Kërkova mbështetjen e SHBA-së për nxitjen e dialogut

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri  ka zhvilluar sot një bisedë me Ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me ecurinë e Reformës Zgjedhore.

Gjiknuri bëri të ditur se e ka informuar ambasadoren e SHBA-së në lidhje me Reformën Zgjedhore ndërsa i ka kërkuar mbështetjen e SHBA-së për të nxitur dialogun.

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim. E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit”, shprehet Gjiknuri.

Gjiknuri thekson se “miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik”.

Ndërkohë mbledhja online e komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore do të bëhet të mërkurën në orën 09:00.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.