Politika

Refuzimi i kërkesës së Palokës për Ramën, Berisha: Testi i drogës, kusht për dekriminalizimin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar kërkesën e deputetit demokratm Edi Paloka i cili kishte kërkuar që kryeministrit Rama t’i bëhej testi i drogës, duke e cilësuar këtë një përforcim të bindjes së ai është vërtetë përdorues. Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Berisha shprehet se me këtë vendim, ‘Gjykata ne vend qe t’i jepte zgjidhje përfundimtare këtij problemi madhor per çdo vend, e majisi shumë më tepër.

“Kështu që bëhet i domosdoshëm neni për testin e drogës në ligjin e dekriminalizimit, por ndofta dhe krijimi i një komisioni hetimor parlamentar për të urdhëruar testin e drogës për Ramën edhe para miratimit te ligjit”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë në Facebook

Gjykata e Larte nuk pranoi kerkesen e Edi Palokes per ti bere Rames testin e droges. Me kete vendim ajo i mungoi historise!

Te dashur miq, sot Gjykata e Larte humbi rastin te bente historine sepse ajo nuk pranoi, pas nje presioni shume te madh nga vet kreu i ekzekutivit, kerkesen e kryetarit te grupit te PD, Edi Paloka, per ti bere testin e droges Edi Rames. Me kete refuzim Gjykata veçse perforcoi bindjet se Edi Rama eshte perdorues i rregullt i kokaines ndaj dhe ka frike te tmerrshme ti nenshtrohet testit te perdorimit te droges.

Prej disa vitesh burime afer Rames por edhe vezhgues kompetent te fushes, shprehin bindje se Rama eshte perdorues i rregullt kokaine. Flitet se ai dy vjet me pare beri nje nderhyrje ne septumin (ndarsen) e hundes ne Austri per shkak te demtimeve serioze te tij nga perdorimi i vazhdueshem i kokaines! Aq me teper eshte i njohur dergimi i perseritur i tij ne urgjenca per probleme qe mjeket nuk i bejne dot publike. Rama jo rralle gjate qendrimit ne Parlament, ose ne konferenca, shfaq para mediave shperthime euforike, levizje te pakontrolluara horizontale te trupit dhe levizje te gjera fluturuese te kraheve, tipike per perdoruesit e kokaines. Shenja te tjera te perdorimit kronik te saj eshte dhe pruritis( kruarja) e pakontrolluar e kokes. Te lidhura me doza te forta te kokaines jane edhe zbehjet dhe zverdhjet jo te rralla te tij, shoqeruar m perendimin e syve.

Me vendimin e saj te sotem Gjykata ne vend qe t’i jepte zgjidhje perfundimtare ketij problemi madhor per cdo vend, e maisi shume me teper. Keshtu qe behet i domosdoshem neni per testin e droges ne ligjin e dekriminalizimit por ndofta dhe krijimi i nje komisioni hetimor parlamentar per te urdheruar testin e droges per Ramen edhe para miratimit te ligjit.

Per lexuesit po botoj disa foto unike te Rames ne poza tipike te perdoruesit te droges!! sb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button