Sociale

Regjistrohen zyrtarisht emrat e personave në Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale

Plotësohet afati ligjo

Të gjithë ata persona, të cilët duan të punësohen në sistemin arsimor paraunivesitar shqiptar, do të kalojnë edhe në disa filtra të tjerë për të fituar vendin e punës, apo për ta mbajtur atë.

Kur mbeten afro 2 muaj nga nisja e vitit të ri shkollor, me propozim të ministrisë së Arsimit, janë bërë edhe disa ndryshime të tjera në ligjin “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.

Pas afro një viti nga miratimi i ligjit për krijimin e Regjistrit Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale, si dhe përfundimit të afatit prej 6 muajsh që ligjvënësit i kishin lënë qeverisë dhe institucioneve në varësi të saj, për krijimin e këtij Regjistri, tashmë duket se gjithshka është gati.

Me hyrjen në fuqi të ligjit për krijimin e Regjistrit Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale, efektet e ligjit do të fillonin të zbatoheshin nga janari 2023. Koha prej 6 muajsh nga hyrja në fuqi, ishte afati që ligjvënësit i kishin vënë qeverisë dhe institucioneve, për krijimin e Regjistrit.

Tashmë, duket se qeveria dhe institucionet në varësi të saj kanë krijuar këtë Regjistër, pasi   nëpërmjet një vendimi të botuar tashmë edhe në Fletoren zyrtare ka detajuar se cilët persona do të ndalohen të punojnë në sistemin arsimor parauniversitar.

Punonjësi arsimor, si dhe çdo punonjës tjetër i sistemit arsimor, që punon me fëmijët, nuk do të punësohet dhe, kur është i punësuar, i përfundon marrëdhënien e punës në rast se është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale.

Por ligjëvënësi duket se ka shkuar edhe një hap më tej pasi ka vendosur se në sistemin arsimor parauniversitar nuk do të punësohen ata persona që janë dënuar me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, që, për shkak të natyrës së veprës së kryer, diskrediton pozitën dhe figurën e punonjësit arsimor ose dëmton rëndë besimin e publikut në sistemin arsimor.

Edhe në rastet ku ata rezultojnë se janë rehabilituar sipas parashikimeve të Kodit Penal, sërish ata nuk do të lejohen të punësohen.

Si u krijua Regjistri Kombëtar i të Dënuarve për Krime Seksuale

Ishte “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve” organi kompetent, i cili ka krijuar, përditësuar dhe mirëmbajtur bazën e të dhënave që vërtetojnë gjendjen gjyqësore. Ndërsa “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë” do të jetë organi kompetent që për qëllime të këtij ligji do të shfrytëzojë dhe do të  përditësojë me të dhëna të tjera, sipas këtij ligji, Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale, si pjesë përbërëse e bazës së të   dhënave që vërtetojnë gjendjen gjyqësore.

Kurse “Drejtoria Vendore e Policisë” është organi kompetent që do të mbledhë të dhënat për regjistrimin e autorëve të krimeve seksuale.

Si do të përpunohen të dhënat personale

Të dhënat personale të personave të regjistruar në Regjistër do të përpunohen në përputhje me parimet dhe kriteret e sanksionuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Palët që vihen në  dijeni me të dhënat e përpunuara gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, detyrohen të ruajnë konfidencialitetin dhe besueshmërinë edhe pas përfundimit të funksionit.

Aksesi në Regjistër

Të dhënat e përditësuara të autorit të krimeve seksuale, komisariati i policisë ia përcjell Drejtorisë Vendore të Policisë dhe kjo e fundit  Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Drejtoria Vendore e Policisë duhet të njoftojë për përditësimin e të dhënave të autorëve të krimeve seksuale:

a) Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve në bashkinë ku ka vendbanimin ose vendqëndrimin i dënuari për krime seksuale;

b) organizatat jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen e fëmijëve dhe personave vulnerabël;

c) Departamentin e Administratës Publike për verifikimin e figurës së  nëpunësit duke ekspozuar të dhëna në rrugë elektronike për databazat

përkatëse;

ç) sistemin shkollor parauniversitar për verifikimin e figurës së  mësuesit/edukatorit duke ekspozuar të dhëna në rrugë elektronike për

databazat përkatëse.

Çdo veprim në sistem, lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin, përhapjen e të dhënave etj., duhet të lërë gjurmë, me qëllim garantimin  e sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button