☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 91.42 ▼6.93%
ARI 4,398 ▼3.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,417 ▲ +2.64% ETH $2,133 ▲ +2.47% XRP $1.4163 ▲ +1.21% SOL $89.9600 ▲ +3.05%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 91.42 ▼6.93 % ARI 4,398 ▼3.86 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 91.42 ▼6.93 % ARI 4,398 ▼3.86 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rekord historik në prodhimin e naftës në Patos-Marinëz

bankers-petrol1Prodhimi mesatar ditor nga fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinzes (ne rajonin e Fierit ) gjatë tremujorit të dytë të 2014 shënoi 20,630 fuçi në ditë ose 3.6% më shumë se në tremujorin e parë 2014.

Bankers Petroleum Ltd, ka publikuar të dhënat operacionale të tremujorit të dytë, ku evidenton se ky është niveli më i lartë i arritur në Patos-Marinëz që prej zbulimit të këtij vendburimi.

Shitjet e naftës gjatë tremujorit të dytë ishin mesatarisht 21,627 fuçi në ditë (bpd), 17.3% më të mëdha se tremujori i mëparshëm me 18,435 bopd, duke përfshirë edhe ngarkesën e eksportit të planifikuar në tremujorin e parë por realizuar në ditët e parë të muajit prill.

Ndersa çmimi mesatar i naftës së Patos-Marinzës gjatë tremujorit të dytë të vitit ishin $86.68 për fuçi kundrejt $87.39 për fuci në tremujorin e parë.Përgjatë gjashtë muajve të parë, deri në 30 qershor 2014, shitjet mesatare të naftës ishin 20,040 bopd ($87.00 për fuçi) me një rritje prej 16% nga 17,310 bopd ($84.39 për fuçi) gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2013.
Përditësimi mbi Programin e Shpimeve të reja

Bankers Petroleum Ltd, ben te ditur se jane 42 puse të reja qe jane shpuar gjatë tremujorit të dytë të vitit në zonën kryesore të fushës së Patos-Marinzës: 39 ishin puse horizontalë dhe 3 horizontalë të ri-shpuar në shtresë të tjetër. 34 e këtyre puseve janë vendosur në prodhim ndërkohë që 8 të tjerë do të vendosen në prodhim gjatë muajit korrik, në varësi të lëvizjeve të sondës, kompletimit të pusit me pajisjet sipërfaqësore dhe ndërtimit të infrastrukturës përkatëse. Kompania ndërkohë vijon të fokusohet në zhvillimin e zonave kryesore të fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës përmes shpimeve të reja me multi-shtresa me gjashtë sonda tashmë në operim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.