☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,773 ▲2.36%
DOW 47,825 ▲2.66%
NASDAQ 22,601 ▲2.65%
NAFTA 96.15 ▼14.87%
ARI 4,742 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,316 ▲ +4.13% ETH $2,207 ▲ +5.37% XRP $1.3486 ▲ +3.29% SOL $83.0000 ▲ +2.41%
S&P 500 6,773 ▲2.36 % DOW 47,825 ▲2.66 % NASDAQ 22,601 ▲2.65 % NAFTA 96.15 ▼14.87 % ARI 4,742 ▲1.22 % S&P 500 6,773 ▲2.36 % DOW 47,825 ▲2.66 % NASDAQ 22,601 ▲2.65 % NAFTA 96.15 ▼14.87 % ARI 4,742 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Rëndohet gjendja e grevistëve në Zharrëz

Gjendja e grevistëve të fshatit Zharrëz, të cilët prej disa ditësh kanë hyrë në grevë urie është rënduar. Mbrëmjen e së premtes 4 grevistë janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

“Kemi dalë nga greva dhe na kanë gënjyer, këtë radhë duam vepra. Ne nuk duam më letra, jemi ngopur me to”, shprehet një prej grevistëve.

Pas lëkundjeve të tokës, është hera e tretë që banorët e fshatit hyjnë në grevë urie.

Ata thonë se i kanë ndërprerë dy grevat e mëparshme pasi u besuan premtimeve dhe se tani nuk merren më me kompaninë që kërkon naftë, por me qeverinë.

“Duam ta zhvendosim grevën në Tiranë”, thotë grevisti, Alket Asllani.

“Duam shpërblim për shtëpitë, këtu s’rron njeri më shumë se 60 vjeç. Kam një djalë 9 muajsh me pompë me azëm”, thotë një tjetër grevist.

Pas ankesave të banorëve, ministria e Energjetikës deklaroi se lidhur me masat e marra për e situatën e tërmeteve të shkaktuara në zonën e Zharrezës, në vend-burimin e naftës dhe gazit të Patos-Marinzës, do t’i kërkonte kompanisë “Bankers” të  përdorë alternativa të tjera për trajtimin e ujit teknologjik pa dëmtuar mjedisin, si dhe masa riparuese të nëntokës dhe mbitokës.

Masat, sipas kesaj Ministrie, përfshijnë sistemin e banorëve nga shtëpi të pabanueshme dhe angazhimin e një eksperti teknik ndërkombëtar të pavarur për të përcaktuar në mënyrë objektive dhe asnjanëse shkakun e lëkundjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.