☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.79 ▲6.68%
ARI 4,527 ▲2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,035 ▼ -4.22% ETH $1,987 ▼ -3.57% XRP $1.3269 ▼ -2.33% SOL $82.8000 ▼ -4.02%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.79 ▲6.68 % ARI 4,527 ▲2.67 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.79 ▲6.68 % ARI 4,527 ▲2.67 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rënia e fuqisë blerëse zhvlerëson euron; Oferta e “pazakontë” afron euron në nivelin e 135 lekëve

Këmbimi  i monedhës së përbashkët vijon në një trend rënës, duke u këmbyer sot me 135.34 lekë për një euro.  Sipas ekspertëve, përveç afrimit me datën 20 (që përkon me pagimin e sigurimeve),  rënia është stimuluar dhe prej afrimit të fundjavës, gjatë së cilës individët priren që të tërheqin para këto dy ditë, duke qenë se fundjava është pushim për bankat.

Për këto nivele këmbimi, ekspertët thonë se janë çmime normale dhe si arsye të parë listojnë rënien e fuqisë blerëse. Nga tregtarët muaji shkurt njihet në përgjithësi si muaji i vdekur për sa i përket qarkullimit të parasë. Një stimulim i lehtë i euros, sipas ekspertëve, pritet në muajin mars, ku bizneset bëjnë mbylljen e pasqyrave financiare.

Tjetër faktor që ndikon në kursin e këmbimit është dhe deficiti tregtar. Rënia e eksporteve dhe  rritja e importeve, duhet të reflektonin në tregun vendas një monedhë të dobësuar. Për shkak të një oferte të “pazakontë” të monedhës së përbashkët po ndodh e kundërta.

Si arsye të dytë në forcimin e lekut, ata listojnë investimin e TAP-it, i cili ka rritur ofertën e euros në tregun vendas, pasi në bursë edhe sot monedha europiane është vlerësuar përkundrejt dollarit. Çdo pagesë e projektit bëhet në euro.

Monedha e gjelbër, gjithashtu ka njohur zhvlerësim në tregun vendas duke u këmbyer me 127.38 lekë. Kjo sipas ekspertëve ka ardhur si reflektim i tregut të jashtëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.