Ekonomia

Renta minerale, 2.6% të të ardhurave buxhetore

miniera-bagnadaDuke e konsideruar si tematikë aktuale, Open Data Albania ka hulumtuar mbi të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga Renta Minerare. Renta minerare paguhet nga çdo person fizik apo juridik, që është i licencuar dhe/ose vepron në industrinë minerare, sipas një marrëdhënieje kontraktuale me entin publik për burimet natyrore minerare nga/mbi/dhe nëntoka e territorit të Republikës së Shqipërisë. Renta minerare është tatim si përqindje e caktuar mbi vlerën e përgjithshme të shitjes me shumicë të produktit. Në rastin kur produktet shiten brenda vendit, ngarkohen degët e tatimeve për arkëtimin e kësaj rente. Në rastin e eksportit të produkteve minerare, renta paguhet në çastin e bërjes së deklaratës së eksportit dhe janë degët e doganave në rrethe që ngarkohen për arkëtimin e kësaj rente. 25 për qind e të ardhurave nga renta minerare duhet ti kalojnë pushtetit vendor në territorin e të cilit zhvillohet veprimtaria eksportuese.
Në vitin 2009 nga renta minerare u mblodhën 1.60 mld lekë (15.628 mln $), ndërsa në vitin që lamë pas kjo shumë arriti në 8.576 mld lekë (83.766 mln $). Në këto pesë vite, analiza e ODA vlerëson se mesatarisht rreth 73% e të ardhurave, mblidhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ndërsa pjesa tjetër prej 27% mblidhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ky fakt na sugjeron se pjesa më e madhe e prodhimit të mineraleve destinohet për eksport. Përsa i përket vitit 2013, të ardhurat në total nga renta minerare ishin 8.576 mld lekë (83.766mln$). Përsa i përket peshës që zënë të ardhurat nga renta minerare në të ardhurat totale të buxhetit mund të themi që kjo peshë ka ardhur vazhdimisht në rritje. Në vitin 2009 kjo peshë ishte vetëm 0.54%, ndërsa në vitin 2013 kjo peshë arriti në 2.6%.
Open Data Albania hulumton se sipas legjislacionit në fuqi, mineralet ndaj të cilave aplikohet renta minerare janë të kategorizuar në shtatë grupe kryesore: mineralet metalike, mineralet jometalike, qymyret dhe bitumet, mineralet dhe materialet e ndërtimit, gurët e çmuar, gurët gjysmë të çmuar dhe opali, nafta dhe gazi. Aktualisht minerale që nxirren dhe eksportohen nga toka/nëntoka shqiptare janë të shumtë. Mes tyre spikat Nafta;Bakri dhe Kromi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button