Europa

Renzi formalizon kandidaturën e Mogherinit për postin e shefes së diplomacisë së BE-së

IMG_01093-524x350Kryeministri italian, Matteo Renzi i ka shkruar një letër presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker për të zyrtarizuar kërkesën që ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini të jetë kandidate e Italisë si përfaqësuese e re e lartë e BE-së për diplomacinë e unionit. Renzi ka përmendur zëvendësimin e shefes aktuale të diplomacisë evropiane, Catherine Ashton me Mogherinin, por nuk ka
patur konsensus dhe vendimi i anëtarëve të lartë të komisionit ishte vënë deri në një tjetër samit, më 30 gusht. Politika e jashtme është vendosur që t’i kalojë një përfaqësuesi nga blloku socialist i partive evropiane, ku Partisë Demokratike të Renzit (PD) i takon si pjesë e marrëveshjes. Të paktën 10-11 vende raportohen kundër Mogherinit, për më tepër Polonia dhe vende të tjera të Evropës Lindore, me arsyetimin se ajo nuk ka përvojë mjaftueshëm dhe se mund të tregohet e butë ndaj Rusisë. Mogherini u bë ministre e Jashtme në shkurt, pasi Matteo Renzi mori kreun e qeverisë. “I dashur president, unë dëshiroj t’ju informoj se qeveria italiane ka vendosur të emërojë Federica Mogherinin, ministre e Jashtme aktuale, si kandidate për rolin e lartë përfaqësues dhe zëvendëspresident të Komisionit Europian”, thuhet në letrën e Renzit për Junkerin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button