☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,389 ▲ +0.41% ETH $2,300 ▲ +2.4% XRP $1.3632 ▲ +0.29% SOL $85.4000 ▲ +0.46%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Europa

Renzi pëson humbjen e parë mbi reformën e Senatit

aaa324Qeveria e kryeministrit italian, Matteo Renzi pësoi humbjen e saj të parë sot mbi një projektligj për ristrukturimin e Senatit, kur Dhoma e Lartë votoi për të miratuar një amendament lidhur me zgjerimin e përgjegjësive të saj. Amendamenti kaloi në një votim të fshehtë, me 154 senatorë në favor, 147 kundër dhe dy abstenime. Ditë më parë, Renzi kishte deklaruar se nuk do të ishte i befasuar nëse në këtë votim të fshehtë edhe anëtarë të partisë së tij do të votonin pro duke prishur kështu homogjenitetin e partisë së tij. Ai deklaroi se ka besim se qeveria do të jetë në gjendje të rregullojë këtë zhbalancim kur projektligji të arrijë në Dhomën e Ulët të parlamentit italian. Renzi kërkon shndërrimin e Senatit në një kuvend të vogël në numër të përfaqësuesve lokalë, me kompetenca minimale të fuqisë ligjvënëse për të kursyer para dhe kalim më të lehtë të legjislacionit. Por, projektligji po përballet me kundërshtimin e patundur nga partitë e krahut të majtë dhe Lëvizja Pesë Yjet, përfshirë pakicat brenda PD-së së Renzit dhe partisë së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.