Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.24 ▲5.12%
ARI 4,794 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,050 ▲ +0.87% ETH $2,216 ▲ +0.09% XRP $1.3549 ▲ +0.19% SOL $84.2900 ▲ +1.21%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.24 ▲5.12 % ARI 4,794 ▲0.35 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.24 ▲5.12 % ARI 4,794 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Reshje dëbore dhe temperatura të ulëta në të gjithë vendin

Kosova është përfshirë sot nga reshjet e dëborës dhe si pasojë nga temperatura të ulëta. Kjo për shkak se vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë Siberiane.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, këto masa ajrore do të ndikojnë në prishjen e këtij ekuilibri termik, i cili ishte plot tetë ditë të kaluara.

“Sipas parashikimeve sinoptike reshjet e borës do të vazhdojnë gjatë fundjavës dhe në disa vende edhe në pjesën e parë të ditës së hënë. Karakteristikë e kësaj gjendje meteorologjike është edhe rënia e theksuar e temperaturave minimale”,  thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK thotë se nga dita e shtunë e më tej vlerat minimale dhe maksimale do të jenë gjithnjë negative në termometër.

Nga dita e hënë e deri të premten IHMK thotë se temperaturat minimale do të zbresin dukshëm diku nga -16 deri -19 gradë Celcius. Do të f ryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi mbi 18m/s.

“Në bazë të paralajmërimeve meteorologjike se do të ketë borë dhe acar gjatë fundjavës dhe javës që vjen, Komuna e Prishtinës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Sipas komunës, në kushte atmosferike ekstreme vështirësohet pastrimi i rrugëve nga bora dhe akulli, prandaj komuna e Prishtinës kërkon nga ngasësit e makinave që t’i kenë të gjitha pajisjet dimërore siç janë të detyruar me ligj dhe mos të dalin të papërgatitur në rrugë, pasi po e bllokojnë rrugën dhe po shkaktojnë kaos në qytet.

Po ashtu , komuna apelon tek pronarët e dyqaneve që ta pastrojnë borën në trotuar, para dyqaneve të tyre, siç parashikohet në rregullore, në mënyrë që së bashku ta bëhet i mundur qarkullimi sa më i lehtë i njerëzve.
Ndryshe, kompanitë e pastrimit që në mëngjes janë parë në rrugët e kryeqytetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.