Reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit, zbardhen zonat malore
Reshjet e para të dëborës kanë nisur në juglindje të vendit, duke prekur disa zona malore të qarkut të Korçës.
Sipas informacioneve, reshje të lehta dëbore janë regjistruar në zonën e Qafës së Martës, në Mashkullorë të Panaritit, si dhe në lartësitë e Ersekës.
Ndërkohë, sinoptikanët kanë parashikuar ulje të ndjeshme të temperaturave gjatë ditëve në vijim, të cilat pritet të zbresin deri në -4 gradë Celsius.
Reshjet e dëborës pritet të shtrihen edhe në zona të tjera turistike malore, si Voskopoja dhe Dardha.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.