Ekonomia
Reshjet, rriten kuotat e HEC-eve në kaskadën e Drinit, situata nën kontroll
Reshjet e fundit të shiut dhe deborës kanë rritur kuotat në hidrocentralet e kaskadës së Drinit, ndërsa Ministria e Energjetikës siguron se situata është nën kontroll dhe nuk ka shqetësim për momentin.
Sipas të dhënave nga ministria e Energjitikes dhe Industrise, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 292.48 metra, ku pika maksimale e tij 296 m. Prurjet në HEC-in e Fierzës llogariten 550 m3/s.
Niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 172.02 m, nga 175, që është pika maksimale. Ndërkohë, niveli i HEC-it të Vaut të Dejës është 74.39 m, nga 76 m, që është pika maksimale.