Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,432 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,117 ▼ -0.59% ETH $1,886 ▼ -0.03% XRP $1.0056 ▼ -0.66% SOL $75.5900 ▼ -0.54%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,432 ▲0.26 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,432 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Politika

“Respekt dhe jo teatër”/Debate opozitë-maxhorancë për policin e vrarë, Kuvendi mban 1 minutë heshtje

Me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist Balla, parlamenti mbajti një minutë heshtje në nderim të punonjësit të policisë së rënë në krye të detyrës në zonën e Maliqit.

“Gjaku i Policisë së Shtetit është gjaku i vetë shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësve të policisë ka ngritur dorë kundër shtetit. Përulemi sot me respekt dhe mirënjohje para sakrificës së dëshmorit të atdheut Enea Mekolli”, tha Balla.

Por opozita akuzoi Ministrinë e Brendshme se viktima në radhët e bluve do të ishte shmangur nëse aksioni do të ishte i mirëorganizuar.

“Një efektiv policie humb jetën për shkak se sot delegohen operacionet me udhëzime dhe me urdhra. Operacione që bëhen për njerëz të rrezikshmërisë së lartë. Tek protestuesit çoni forca speciale, çoni apashe, antitanke, çfarë nuk çoni, kurse atje çoni policinë. Mirë që nuk çuat policinë rrugore”, tha Klevis Balliu.

“Ajo çfarë duhet të pasojë duhet të jetë respekti dhe jo teatri. Duke bërë të njëjtin mëkat, duke anatemuar Policinë e Shtetit, duke përdorur sulm verbale dhe intimiduese në Policinë e Shtetit. Policia është e shtetit”, tha ministri Lamallari.

Debatet u zhvilluan gjatë interpelancës së Ministrit të Brendshëm, thirrur nga deputeti Balliu. Ndërkohë opozita e cila kishte thirrur në interpelancë kryeministrin Rama nuk pranoi delegimin e tyre.

Sipas opozitës, neni 80 i Kushtetutës detyron shefin e qeverisë të dalë para deputetëve nëse këta të fundit e kërkojnë.

Ndërsa për qeverinë kryeministrit gëzon atributet ligjore të delegimit të kompetencave në kuvend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.