☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.34 ▼0.17%
ARI 4,193 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,328 ▲ +1.77% ETH $2,469 ▲ +4.51% XRP $1.3420 ▲ +2.87% SOL $106.2300 ▲ +4.22%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.34 ▼0.17 % ARI 4,193 ▲0.55 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.34 ▼0.17 % ARI 4,193 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Politika

Dhuna në Tiranë, Xhafaj: Politikanë pa din e iman që përdorin studentët si mish për top…

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës në Tiranë, duke dënuar dhunën ndaj institucioneve publike, pronës së qytetarëve dhe bizneseve.

Në një reagim të tij, Xhafaj shprehet se është i trishtuar dhe i shqetësuar për atë që e cilëson si një situatë anarkie që ka përfshirë kryeqytetin. Sipas tij, dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të konsiderohen protestë dhe as një mënyrë për të zgjidhur problemet.

POSTIMI

Si qytetar, si prind, si deputet i qarkut Tiranë jam tejet i trishtuar dhe i shqetësuar nga kjo situatë anarkie që ka mbërthyer qytetin tonë!

Dhuna nuk është protestë e as shkatërrimi i shtëpisë sonë të përbashkët, nuk është zgjidhje.

Dënoj me forcë çdo sulm ndaj institucioneve publike, pronës së qytetarëve dhe bizneseve në Tiranë.

Flakët dhe kaosi nuk janë shprehje e lirisë, as ushtrim i të drejtës kushtetuese për protestë.

Shqipëria i ka paguar shtrenjtë kohët kur dhuna zëvendësonte arsyen, kur flakët mbulonin argumentet dhe kur shkatërrimi paraqitej si ndryshim.

Nëse të rinjtë që sot janë nëpër rrugë nuk i kanë parë e as i kanë përjetuar ato kohë të mbrapshta, prindërit e tyre kanë detyrimin t’ua thonë.

Nuk kemi asnjë arsye të kthehemi pas, në ato kohë të errëta nga të cilat kemi luftuar për të dalë me aq shumë sakrifica e po me aq shumë mund jemi tani kaq pranë anëtarësimit në BE.

Çdo qytetar ka të drejtën të protestojë, të kundërshtojë dhe të kërkojë llogari. Por askush nuk ka të drejtë ta përdorë protestën si alibi për dhunën, vandalizmin dhe rrezikimin e jetës së të tjerëve, as të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Shqipëria ka nevojë për zëra që ndërtojnë, jo për duar që shkatërrojnë e as për sojin e politikanëve pa din e iman që hedhin gurin e fshehin dorën duke përdorur si mish për top studentët.

Nuk duhet të lejojmë që shqetësimi qytetar, vokacioni i rinisë për një jetë më të mirë të mund të përdoret nga maskat e kaosit, ambicia për pushtet dhe interesa që dëshirojnë destabilizimin e vendit tonë!

Një debat që sjell zgjidhje është i mirëpritur dhe duhet ta bëjmë të gjithë e me pjekuri të lartë dhe reflektim të thellë, por flakët që djegin të ardhmen nuk na duhen.

Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët dhe askush nuk fiton kur ajo digjet!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.