Politika

Revolta e shikuesve, RTSH kërkon ndjesë për mos transmetimin e “Euro2016”

Mostransmetimi i “Euro2016”, në Televizionin Publik Shqiptar me të drejtë ka sjellë një revoltë ndaj RTSH që nuk arriti të fitojë të drejtat për transmetim edhe të ndeshjeve të kombëtares që për herë të parë luan në këtë kampionat.

Kulmi arriti ditën e sotme në mëngjes kur Alenaca Kuq e Zi bëri një protestë ndaj televizionit publik duke e akuzuar atë se po zhvat lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Drejtori i RTSH, Thoma Gelliçi ka nxjerrë një deklaratë për shtyp ku shpreh keq ardhjen e për këtë gjë, si më poshtë:

Deklarata

Radio Televizioni Shqiptar me keqardhje njofton publikun shqiptar se ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit të vlefshme për fazën finale të EURO 2016 nuk do të transmetohen në Televizionin Shqiptar. Njëkohësisht, RTSH ka kënaqësinë t’i bëjë me dije publikut shqiptar se këto ndeshje do të transmetohen drejtëpërdrejtë në kanalin e parë të Radio Tiranës, ashtu si edhe të gjitha ndeshjet e tjera të këtij turneu deri në ndeshjen finale.

Po ashtu, TVSH do të transmetojë çdo ditë të kampionatit europian, një program të dedikuar për Kombëtaren Kuqezi dhe për gjithçka ndodh në Euro 2016, duke patur lidhje të drejtëpërdrejta me Francën dhe vendqëndrimin e Kombëtares, ku RTSH ka dërguar një grup të posaçëm xhirimi me gazetarë dhe specialistë, të cilët do të informojnë për çdo gjë ndodh në kampin e Kombëtares Kuqezi dhe në Euro 2016.

RTSH ju fton të gjithëve të ndiqni transmetimet e drejtëpërdrejta të çdo ndeshje të Euro 2016 në Radio Tirana, por edhe programet e dedikuara në Televizionin Shqiptar, ku do të gjeni informacione dhe analizë teknike të specializuar për çdo takim të këtij turneu. Edhe një herë, RTSH shpreh keqardhjen për mostransmetimit e drejtëpërdrejtë të ndeshjeve të Kombëtares Kuqezi, por edhe të gjithë fazës finale të Euro 2016.

Ashtu siç e kemi shpjeguar edhe në dalje të tjera publike, procedura e tenderit për blerjen e të drejtës televizive të transmetimit të Euro 2016 (ku përfshihen edhe ndeshjet e Kombëtares) është organizuar gati dy vite më parë nga UEFA (nëpërmjet kompanisë CAA 11). RTSH ka marrë pjesë në këtë tenderim ndërkombëtar nëpërmjet EBU (Bashkimit të Transmetuesve Publikë në Europë), ashtu si edhe në shumë raste të tjera të ngjashme, por oferta e EBU-RTSH për territorin e Republikës së Shqipërisë nuk rezultoi fituese, si edhe për disa shtete të tjera të Europës.

Edhe pas përfundimit të kësaj procedurë tenderimi ndërkombëtar, RTSH ka bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje me fituesin e këtyre të drejtave për territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim blerjen e të drejtës për transmetim në television pa pagesë për shikuesit, madje duke ofruar edhe vetëm për transmetimin e ndeshjeve të kombëtares, por pa patur sukeses. Gjithsesi, Kombëtarja Kuqezi do të rikthehet me ndeshjet e drejtëpërdrejta shumë shpejt në ekranin e TVSH-së dhe në të gjithë rrjetin e RTSH-së, duke filluar nga 5 shtatori 2016, kur nisin ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës, Rusi 2018, një ekskluzivitet i RTSH-së. Ndërkohë transmetimet sportive ekskluzive të RTSH-së do të jenë edhe gjatë periudhës së verës me ndeshjet e klubeve shqiptare në Kupat e Europës dhe me Lojërat Olimpike Verore, Rio 2016 (në muajin gusht).

DREJTORI I PËRGJITHSHËM RTSH / Thoma Gëllçi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button