☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,774 ▲2.38%
DOW 47,809 ▲2.63%
NASDAQ 22,644 ▲2.85%
NAFTA 94.86 ▼16.02%
ARI 4,789 ▲2.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,322 ▲ +4.63% ETH $2,215 ▲ +6.5% XRP $1.3546 ▲ +4.39% SOL $83.3400 ▲ +5.71%
S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,809 ▲2.63 % NASDAQ 22,644 ▲2.85 % NAFTA 94.86 ▼16.02 % ARI 4,789 ▲2.22 % S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,809 ▲2.63 % NASDAQ 22,644 ▲2.85 % NAFTA 94.86 ▼16.02 % ARI 4,789 ▲2.22 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Rezerva valutore arriti rekord të ri historik në muajin korrik, 5.61 miliardë euro

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi një rekord të ri në muajin korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti vlera e rezervës valutore arriti në 5.61 miliardë euro, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Vlera e rezervës është rritur me 64 milionë euro (rreth 1.15%) të tjera gjatë muajit korrik, ndërsa krahasuar me një vit më parë vlera e rezervës është rritur me 12%.

Pjesa më e madhe e rritjes vjetore të rezervës valutore erdhi në muajin qershor, kur Shqipëria realizoi emetimin e Eurobondit të gjashtë në historinë e saj.

Eurobondet e emetuara kishin maturitet 5-vjeçar, vlerë totale prej 600 milionë eurosh dhe një yield prej 6.125%. Por, ndërkohë, rritja ka vazhduar edhe gjatë muajit korrik, me 64 milionë euro të tjera.

Në vitet e fundit, huamarrja e qeverisë në tregjet e huaja ka dhënë një ndikim në rritjen e rezervës valutore, por, edhe, Banka e Shqipërisë po adopton një strategji të zgjerimit gradual të rezervës nëpërmjet blerjes së Euros në tregun e brendshëm valutor.

Këtë verë, Banka e Shqipërisë vendosi edhe të rrisë shumën e planifikuar të blerjeve të valutës për vitin 2023, si një masë për të frenuar forcimin e monedhës vendase në kursin e këmbimit valutor.

Sipas informacionit të përditësuar, shuma e parashikuar e blerjeve për vitin kalendarik do të rritet në intervalin mes 220 dhe 300 milionë eurove, nga intervali i mëparshëm prej 160-220 milionë eurosh që ishte publikuar në fillim të këtij viti. Deri në fund të muajit gusht, vlerësohet se Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 190 milionë euro në ankandet e zhvilluara.

Rezerva valutore administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe mund të shërbejë si instrument për të financuar sigurimin e importeve, për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.

Duke qenë një ekonomi me pozicion tregtar negativ, sidomos në mallra, Shqipëria është teorikisht e ekspozuar ndaj situatave kur sigurimi i valutës së nevojshme mund të jetë i vështirë.

Rregullorja “Për politikën dhe mënyrën e administrimit të rezervës valutore”, miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës, përcakton edhe qëllimet për të cilat mbahet rezerva valutore. Si objektiva parësorë të administrimit të rezervës janë përcaktuar likuiditeti dhe siguria.

Sigurimi i të ardhurave nga administrimi i rezervës përfaqëson objektivin e tretë, për sa kohë nuk cenohen objektivat e likuiditetit dhe të sigurisë. Këshilli Mbikëqyrës miraton gjithashtu parimet dhe kriteret cilësore për zhvillimin e aktivitetit të administrimit të rezervës valutore.

Rritja e shpejtë e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare që prej mesit të vitit të kaluar ka dhënë një efekt negativ në normën e kthimit të rezervës valutore, që pësoi rënie të mëtejshme në territor negativ. Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2022 ky kthim ka rezultuar negativ në masën 3.18%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.