☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 99.01 ▲0.79%
ARI 4,252 ▼7.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,504 ▼ -0.3% ETH $2,045 ▼ -1.83% XRP $1.3749 ▼ -1.28% SOL $85.9400 ▼ -1.65%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.01 ▲0.79 % ARI 4,252 ▼7.06 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.01 ▲0.79 % ARI 4,252 ▼7.06 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Rezoluta për Shqipërinë: Zbatoni reformën dhe Vettingun

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian do të nisë të hënën diskutimet dy ditore rreth raportit të eurodeputetit Knut Fleckenstein për ecurinë e reformave në Shqipëri në kuadër të kërkesës së autoriteteve shqiptare për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

Raporteri Fleckenstein thekson se Shqipëria ka arritur sukses në procesin e integrimit evropian por zbatimi i plotë i reformës në drejtësi, i reformës elektorale, i ligjit të dekriminalizimit  është me rëndësi në forcimin e besimit të qytetarëve shqiptarë tek institucionet e tyre publike dhe përfaqësuesit politikë.

Draft raporti vë në dukje rëndësinë e veçantë që kanë si zgjedhjet presidenciale ashtu edhe ato parlamentare të këtij viti. Parlamenti Evropian këmbëngul sërish për zbatimin e shpejtë të reformës në drejtësi dhe në veçanti të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që të vijojë procesi i integrimit.

Dialogu politik konstruktiv dhe gatishmëria për kompromis shihen si vendimtare për suksesin e reformave gjatë të gjithë procesit të anëtarësimit në BE.

Në lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit Brukseli i bën thirrje komisionit parlamentar të reformës elektorale të përfundojë rishikimin e kodit elektoral duke përfshirë rekomandimet e OSBE – ODHIR- it  dhe për të mos përfshirë kriminelë në listat e kandidatëve për deputetë. Eurodeputetët kanë mirëpritur hapat në luftën antikorrupsion dhe në operacionet e reja kundër plantacioneve të drogës.

Kërkohet më tepër bashkëpunim mes policisë dhe organit të akuzës që të arrihet në dënimin e funksionarëve të lartë dhe të mbikqyret financimi i partive politike. Raporti i Fleckenstein që pritet të kthehet në rezolutë të Parlamentit Evropian në pranverë ka marë 231 amendamente që votohen të martën në komisionin e jashtëm.

Amendimet kryesisht kanë të bëjnë me zgjedhjet e pritshme parlamentare ku përmendim ato të një grupi eurodeputetësh të djathtë të kryesuar nga Eduart Kukan ku kërkohet që zgjedhjet parlamentare të jenë kusht për autoritetet shqiptare që të vijohet me tej procesi i integrimit. Po ashtu kërkohet të gjenden zgjidhje për problematikën me azilkërkuesit drejt vendeve anëtarë të BE-së, mbipopullimit të burgjeve dhe të pronave të minoritarëve grekë në Shqipëri.

1 Koment

  • sali 28 January 2017, 15:31

    Te sillet NATO ne Tirane dhe te behet pastrimi etnik i kombit shqipetar nga hajduteria dhe kriminelet e sali berishes.1997 eshte fashizem,klosi haxhiaj kane trguar cdo gje fashiste e sali berishes ne Shqiperi dhe kosove.Cfare pritet?

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.