☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.18 ▼0.32%
ARI 4,698 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,198 ▲ +3.17% ETH $2,133 ▲ +3.94% XRP $1.3401 ▲ +2.55% SOL $82.0500 ▲ +2.23%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.18 ▼0.32 % ARI 4,698 ▲0.39 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.18 ▼0.32 % ARI 4,698 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Riatdhesohen 32 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë

Operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe atë belge, ku gjatë një fluturimi të përbashkët mes Francës dhe Belgjikës, u riatdhesuan 32 shtetas shqiptarë të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Të gjithë qytetarët që duan të punësohen në BE duhet të ndjekin rrugën ligjore dhe të mos bien pre e mashtrimeve me dokumente të falsifikuara apo me tendencën për të kërkuar azil, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësia për të fituar azil është zero.

Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.