Moda
Rihanna, e para dark lady “black” për Dior
Pamjet e para të fushatës së Dior me Rihannën janë hedhur në Instagram. Ka qenë pikërisht postari që ka postuar fotot në të cilat nga një rebele e skenën është transformuar në një dark lady.
Rihanna është ylli i parë me ngjyrë që bëhet dëshmitare e markës franceze, e cila me 27 vitet e saj i dhuron një tjetër gjallëri firmës së njohur.
Riri nuk është dalluar asnjëherë si një femër shik, por për një look ekstrem dhe provokues. Zgjedhja e Rihannës, na bën të kuptojmë që Dior ka marrë një drejtim tjetër.
E sofistikuar pamja e Rihannës në fushatën publicitare, në të cilën ajo është protagoniste edhe me një mini film Secret garden, të cilin mund ta ndiqni në faqen zyrtare të Dior.