roze

Rihanna në gojën e peshkaqenit

Rihanna ka pozuar në gojën e një peshkaqeni të madh (i rremë, natyrisht) për numrin e marsit të revistës ‘Harper’s Bazaar’. Këngëtarja e famshme shihet me disa kostume banjoje në një set fotografik që është i frymëzuar nga filmi ‘Jaws’, horror i vitit 1975 me regji të Steven Spielberg. 

1423153575rihanna-peshkaqenNë një tjetër foto nga seti i realizuar nga Norman Jean Roy, 26-vjeçarja shihet nën ujë duke notuar, ndërkohë që pranë saj është një peshkaqen.

Në intervistë, Rihanna thotë se i qëndron sa më larg “peshkaqenëve”: “Mundohem shumë që t’i shmangem peshkaqenëve të jetës së përditshme. Kam pasur eksperienca me ta dhe sillem siç e meritojnë, por unë nuk notoj me peshkaqenët.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button