⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,425 ▲1.04%
NAFTA 96.10 ▼0.37%
ARI 3,943 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,670 ▲ +0.83% ETH $2,296 ▲ +1.89% XRP $1.2821 ▲ +3.43% SOL $93.5200 ▲ +1.5%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Rikonstruimi i Qeverisë së RMV-së, sot zbardhen emrat e ministrave të rinj

Emrat e ministrave të rinj do të bëhen të ditur sot pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së.

Me rikonstruimin e Qeverisë, pothuajse është e sigurt se partia ZNAM do ta humbasë Ministrinë e Drejtësisë, megjithatë nga kjo parti ende nuk kanë komentuar. Ata thonë se do të dalin me qëndrim pasi vendimet të kalojnë në organet partiake.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi dje se në parim është arritur marrëveshje për ndarjen e resorëve, por theksoi se detajet do të publikohen gjatë ditës së sotme.

“Nuk kemi diskutuar për zgjidhje konkrete personale dhe as për emra. Në parim kemi marrëveshje për resorët. Edhe më herët kam thënë se derisa të përfundojë mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të partisë, nuk do të komentoj as resorët dhe as emrat. Prisni deri nesër rreth orës 20:00 dhe opinioni do të njoftohet më hollësisht”, deklaroi Mickoski.

Nga ana tjetër, lideri i Venko Filipçe vlerësoi se rikonstruimi i Qeverisë nuk sjell asnjë përfitim për qytetarët, por vetëm vazhdim të pasurimit të individëve dhe ruajtje të status quo-së.

Sipas Filipçes, kjo është vetëm vazhdim i procesit që ka nisur para dy vitesh: varfërimi i vendit, pasurimi i individëve, izolimi dhe shndërrimi i Maqedonisë së Veriut në “qorrsokak të Ballkanit dhe Evropës”.

“Ndërrimi i njerëzve nëpër resore dhe zëvendësimi i emrave është krejtësisht i parëndësishëm. Është vetëm zëvendësim i njërit me tjetrin dhe asgjë më shumë. Qytetarët nuk do të shohin absolutisht asnjë përfitim nga kjo Qeveri e udhëhequr nga Hristijan Mickoski. Gjithçka do të mbetet status quo, ndërsa cilësia e jetës së qytetarëve do të vazhdojë të përkeqësohet”, tha Filipçe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.