Rikthehet Kompany/ “Gëzoj shëndet të plotë, vendi më i mirë është ai në stol!”
Rikthimi i klubeve në aksion pas pushimit të detyruar për shkak të Nations League ka nisur me një lajm në Mynih ku sot, në sallën e konferencës për shtyp, ishte prezent vetë Vincent Kompany.
Belgu ka lënë pas problemet shëndetësore dhe tashmë është gati të rikthehet në aksion me Bayern-in e tij, i cili të premten mbrëma pret 1. FC Köln.
“Kam kaluar momente të vështura larg ekipit, sepse për mua vendi më i mirë është ai në stol. Nga shtëppia gjithçka duket si më larg. Por njëkohësisht kam shijuar shumë ndeshjen që kemi zhvilluar në Madrid kundër Atletico-s. Reagimi i ekipit ishte madhështor, mund ta rendis atë takim mes më të mirëve të karrierës sime”, tha tekniku belg i Bayern-it, i cili pak javë më parë vuajti nga një formë e ashpër e meningjitit. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.