Politika

Rindërtimi pas përmbytjeve, Rama dhe Bregasi i japin familjes Gjoni çelësat e shtëpisë se re

Kryeministri Edi Rama mbërriti mesditën e sotme në Novoselë të Vlorës, ku bashkë me kreun e “BiznesAlbania”, Luan Bregasi, i dorëzuan familjes Gjoni çelësat e shtëpisë së re, të rindërtuar me kontributin e bizneseve shqiptare, pas përmbytjeve që përfshinë jugun e vendit muajin e kaluar.

edi-rama-ndighma-e1423384676734Çelësat e shtëpisë iu dorëzuan kryefamiljares Dhora Gjoni, e cila tashmë nuk do të jetojë më në kasollen e mbuluar me plastmas.

Falë kontributit të “BiznesAlbania”, u bë i mundur ndërtimi i shtëpisë së re, prej 120 m2, një investim që kap vlerën e 30 mijë eurove. Shtëpia ka dy dhoma gjumi, një kuzhinë, sallon, tualet dhe verandë dhe është e pajisur me të gjitha mobilet dhe elektroshtëpiaket e nevojshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button