Kronika

Rindërtohet ura që lidh 8 fshatrat në Dropoll, e cila u shkatërrua nga përmbytjet

Forcat e ushtrisë kanë rindërtuar në kohë rekord, urën “Bejli” në njësinë administrative të Dropullit të Sipërm në bashkinë Dropull, pasi ajo u shkatërrua nga shirat e disa javëve më parë, duke mundësuar komunikimin e tetë fshatrave të kësaj njësie.

Urë Bejl, 12 metra e gjatë në fshatin Rrapinjë  lidh 8 fshatra të  zonës me mbi 2000 banorë. Angazhimi në ndihmë të komunitetit, por në të njëjtën kohë, realizimi i këtyre projekteve janë fryt i bashkëpunimit të shkëlqyer të Forcave të Armatosura me komunitetin, në përmbushjen e misionit të qeverisë për t’u ardhur në ndihmë veçanërisht zonave rurale.

Deputeti socialist përfaqësues i qarkut Gjirokastër Bledi Çuçi dhe zv.ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Artemis Dralo, pas një takimi me prefektin e Gjirokastrës, Astrit Aliaj inspektuan urën e ndërtuar Bejl, ndërtimi i së cilës u krye në një kohë të shkurtër dhe me cilësi.

Qarku i Gjirokastrës në jug të vendit, pas përmbytjeve që prekën vendin tonë në fund të muajit Nëntor, i është kthyer tashmë aktivitetit normal. Akset rrugore nacionale por edhe ato rurale janë të pastruara nga inertet që kishin sjellë shirat e rrëmbyeshëm.

Në sistemin arsimor, mësimi po vijon regullisht ndërsa po kryehen punime në disa klasa që janë dëmtuar nga shirat.

Gjithashtu po punohet në segmente të caktuara të rrugës rurale që paraqesin problem nga zënie me inertet që sollën përmbytjet.

Ndërsa rrugët nacionale janë tërësisht të kalueshme dhe nuk paraqesin asnjë problem, ndërsa po mbahen në monitorim të vazhdueshëm nga grupet e punës për të përballuar kushtet aktuale të motit me ngrica dhe dëborë.

Duke u ndalur më specifikisht në situatën post përmbytje në qytetin e Gjirokastrës, Prefekti Aliaj thotë se, grupet e ekspertëve të Bashkisë po ndërmarrin një studim gjeologjik të thelluar, për të rehabilituar infrastrukturën rrugore të unazës së qytetit.

“Në qytetin e Gjirokastrës, bashkia ka aktivizuar ekspertët për të ndërmarrë një studim të thelluar mbi rehabilitimin e unazë së qytetit, i cili në një pjesës të caktuar të tij është bllokuar nga 15 m3 materiale inerte, nga përmbytjet dhe ka aktivizuar ujërat nëntokësor, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e 200 banorëve të zonës”, tha ai.

Dëmtimi i këtij segmenti ka ardhur si rezultat i ndërtimeve në vendet e gabuara, ndaj ekspertët po shohim mundësinë e një studimi gjeologjik të thelluar për të zgjidhur këtë problem.

Gjithashtu theksoi Prefekti, Bashkia ka ngritur Grupin e vlerësimit të dëmeve nga përmbytjet të cilët po inspektojnë në terren të gjithë territorin e Gjirokastrës, për çdo situatë të dëmeve që janë shkaktuar nga përmbytjet e fundjavës së kaluar. Vlerësime të cilat do të përcillen në instancat përkatëse për kompensim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button