Kronika

Rinisin reshjet e dëborës, nga juglindja deri në veri të vendit

Durrësi është zgjuar me reshje bore mëngjesin e kësaj të shtune.

Ulja e temperaturave gjatë natës ka sjellë edhe borën e parë për këtë dimër në qytetin bregdetar.

Reshje bore ka patur edhe në rajonin e Korçës. Rrugët në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës kalohen me zinxhirë. Me zinxhirë këshillohet të qarkullohet edhe në Qafën e Qarrit. Në pikën kufitare të Kapshticës ka patur reshje bore, por qarkullimi bëhet normalisht. Dëbora në Qarkun e Korçës ka arritur deri në 10 cm.

Edhe Përmeti në orët e para të mëngjesit është zgjuar nga reshjet e borës.

Dëborë ka rënë edhe në Qafën e Llogorasë, por reshjet kanë qenë të dobëta dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.

Dëborë ka rënë edhe në Qarkun e Beratit. Probleme nga reshjet ka patur në disa zona rurale të Skraparit si dhe disa fshatra të njësisë administrative Sinje në Berat. Sipas autoriteteve rrugore, rrugët që kalohen me zinxhirë janë Qafë-Dëvri, Çepan dhe Paftal e Velçan, ndërsa po punohet për të evituar rrëshqitjet e automjeteve. Në disa fshatra të Skraparit ka patur shkëputje për disa orë të energjisë.

Reshjet e dëborës, të cilat nisën mëngjesin e së shtunës në Bulqizë janë shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura të ulëta deri në minus 8 gradë Celsius. Situata ka nisur të vështirësohet në shumë rrugë nacionale dhe ata rurale për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të dëborës.

Për drejtuesit e automjeteve situata është e vështirë në aksin nacional Qafë e Buallit-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Gurët e Skënderbeut, ku për shkak të erës së fortë dhe dëborës kalimi është i vështirë. Situatë e rënduar është edhe në qytet prej erës së fortë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button