Kronika

Rinisin reshjet në zonat e përmbytura, meteorologët: Mos u ktheni në banesa, sot stuhi shiu

Edhe gjatë ditës së sotme, në zonat e përmbytura në jug të vendit kanë vijuar reshjet. Në Gjirokastër dhe disa komuna të saj ka probleme të mungesës së energjisë elektrike. Nga ujërat janë bllokuar disa komuna. Situata mbetet kritike në Berat dhe Tepelenë e komunat e tyre.

Permbytje-ne-Librazhd-Foto-Miranda-Sadiku-1

Rënia e intensitetit të reshjeve ditën e djeshme shtoi optimizmin në banorët e 5 Qarqeve qe po vuajnë përmbytjet më të mëdha në zonat e tyre, në këto vitet e fundit. Dje është shënuar një uljë e ndjeshme të nivelit të ujit në lumenjtë Vjosë, Gjanicë, Osum, Devoll dhe Shkumbin, por kjo ishte e përkohshme pasi shtretërit u tejfrynë gjatë orëve të natës pasi rinisën me intensitet reshjet e shiut.

Ende nën ujë janë mijëra ha tokë dhe se në total janë evakuuar 420 familje. Mësohet se në zonat e përmbytura ka nisur shpërndarja e pakove me ushqimeve. 250 pako me ushqimet më të domosdoshme janë shpërndarë në Novoselë të Vlorës, ndërsa 250 të tjera do të shpërndahen në Levan të Fierit. Drejtoria e Rezervave të Shtetit ka përgatitur edhe 80 pako të tjera me ushqime, që do të dërgohen në Urën Vajgurore. Sipas burimeve nga Prefektura e Vlorës dhe e Fierit, një pjesë e banorëve të prekur nga përmbytjet janë rikthyer në banesat e tyre. Nga ana tjetër, meteorologët kanë paralajmëruar se sot do të ketë stuhi shirash, ndaj u kanë bërë thirrje banorëve të zonave problematike që të mos kthehen në banesat e tyre.

QARKU FIER

Gjatë 24 orëve të kaluara reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të dobët deri mesatar. Ndërkohë që lumi Seman mbetet në nivele kritike. Në komunat Frakull, Levan dhe Darëzezë ka prezencë të ujit. Sipas burimeve zyrtare, janë 220 banesa të përmbytura dhe me prezencë uji. Janë evakuuar 160 familje, ndërsa rreth 3500 hektarë tokë janë të përmbytura dhe me prezencë uji. Dje në fshatin Shtyllas dhe Sop të Komunës së Levanit janë mbytur 1500 krerë dele, ndërsa tre barinj që ruanin tufën kanë rrezikuar jetën në përpjekje për të shpëtuar bagëtitë. Kanë qenë banorë të zonës që i kanë shpëtuar barinjtë me zetor.rama-permbytja

QARKU VLORË

Situata në Vlorë dje është përmirësuar ndjeshëm dhe niveli i prurjeve të ujërave të lumit Vjosë ka pasur rënie. Në rrethin e Vlorës janë përmbytur dhe kanë prezencë uji rreth 602 banesa, ndërsa janë evakuuar 200 familje. Sipërfaqe toke të përmbytura dhe me prezencë uji janë rreth 100 ha. Mësohet se aksi rrugor Vlorë-Selenicë është përmbytur në disa segmente nga dalja e ujërave të lumit Vjosë. Në rrethet Sarandë dhe Delvinë janë me prezencë uji rreth 165 ha.

QARKU BERAT

Gjatë 3 ditëve të fundit prurjet e lumenjve Osum dhe Devoll kanë qenë të shumta. Për rrjedhojë ka pasur dalje të ujërave nga shtrati i tyre, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në bashkitë Berat dhe Ura Vajgurore, si dhe në komunat Otllak, Poshnje dhe Perondi. Si pasojë e reshjeve dhe vërshimit të lumenjve janë përmbytur rreth 150 ha tokë, ndërsa janë evakuuar 58 familje. Biznese të përmbytura janë 1.5 ha sera. Nga rrëshqitjet e tokës janë shfaqur probleme në 3 pika të aksit rrugor Pronovik-Çorovodë.

QARKU GJIROKASTER

permbytje lezheNë të gjithë qarkun e Gjirokastrës ka pasur reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar. Në zonat malore si: Zagorie, Frashëri dhe Kurvelesh ka rënë dëborë deri në 20 cm. Qarkullimi i automjeteve për në këto komuna kryhet me zinxhir. Sipas informacioneve të marra, niveli i ujërave të lumit Vjosë në rrethin e Tepelenës ka qenë në ulje gjatë ditës së djeshme. Në këtë qark janë përmbytur rreth 1000 ha tokë. Në fshatin Karjan të komunës Lunxhëri është çarë argjinatura e lumit Drino që rrezikon përmbytjen e mëtejshme të sipërfaqes së tokës dhe një zonë të vogël banimi.

QEVERIA

big_qeveriaQeveria deklaroi mbrëmë se situata e krijuar për shkak të kushteve të këqija të motit, me rreshje të dendura që cuan në përmbytje massive vecanërisht në jugun e vendit, është kritike. Pas një mbledhjeje të thirrur jashtë radhe, për të vlerësuar gjendjen, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, së bashku me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti folën për kushte të jashtëzakonshme “me daljen e lumenjve nga shtrati, siç është rasti i lumit të Vjosës, i cili ka pasur prurje që nuk janë riregjistruar që nga viti 1964, si rezultat i reshjeve të jashtëzakonshme brenda një harku kohor të shkurtër”, u shpreh zoti Panariti.

“Janë me mijëra hektarë tokë nën ujë. Janë me qindra familje që janë me prezencë uji në oborre dhe në shtëpi. Nga forcat e emergjencave civile, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura janë evakuuar mbi 300 familje”, deklaroi ministri i Brendshëm Tahiri.

Përfaqësuesit e qeverisë thanë se të gjitha strukturat shtetërore vazhdojnë të jenë në gatishmëri, ndërsa paralajmëruan se sipas parashikimeve, gjatë ditës së mërkurë pritet të rikthehen reshjet e dendura, të cilat mund të vazhdojnë deri në fundjavë. Ata i bënë thirrje banorëve në zonat e rrezikuara që t’i përgjigjen thirrjeve të autoriteteve për evakuim, ndërsa kërkuan që ata të cilët janë larguar tashmë të mos rikthehen në banesa në zonat që janë potencialisht të rrezikuara për përmbytje.

HEC-ET

Rreshjet e dendura mund të krijojnë situata problematike edhe për hidrocentralet për shkak se basenet e tyre po mbushen me shpejtësi duke arritur kuotata kritike. Korporata energjitike shqiptare zhvilloi një mbledhje të Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave në Kaskadën e Drinit, dhe deklaroi se “situata aktuale paraqitet nën kontroll dhe nuk ka probleme”. Sekretariati kërkoi arritjen e prodhimit maksimal në të gjithë kaskadën nëpërmjet shfytëzimit optimal të prurjeve, duke ngarkuar maksimalisht fuqinë disponibël gjeneruese për plotësimin e nevojave të konsumatorëve tariforë, ndërsa KESH-i, është në përfundim të një procedure shitjeje për sasitë mbi nevojat e tregut të brendshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button