☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.98 ▼9.42%
ARI 4,410 ▼3.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,799 ▲ +3.61% ETH $2,160 ▲ +4.55% XRP $1.4354 ▲ +3.36% SOL $91.6000 ▲ +5.4%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.98 ▼9.42 % ARI 4,410 ▼3.6 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.98 ▼9.42 % ARI 4,410 ▼3.6 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Ristani: Pajisja e përgjimit, krim shtetëror. Tahiri: Pretekst kundër reformës

Partia Demokratike është e sigurtë që përgjimi ka ndodhur dhe atë që e quan “krim shtetëror” ja faturon drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama.

“Ky krim shtetëror e kapërcen masën e mundësive të Tahirit dhe është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Edi Ramës. Ai është duke i vënë vulën mafioze qeverisëse mbi ligjin dhe Kushtetutën”, deklaroi për mediat, sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Arben Ristani.

Ajo që shton edhe më shumë bindjen e opozitës është heshtja e kryeministrit.

“Sa më shumë hesht, aq më shumë rëndon pozicionin e tij në shkeljen e ligjit, Kushtetutës dhe çdo norme demokratike në këtë vend”, tha Ristani.

Duke iu referuar deklaratës në Top Story të ministrit të Brendshëm, Arben Ristani tha se ai shmangu përgjigjen kur u pyet se kur ka hyrë pajisja në Shqipëri dhe a është e regjistruar.

“Tre herë u pyet në Top Story, nëse është regjistruar pajisja dhe kur ka hyrë në Shqipëri dhe në të tre rastet, ai u shmang, iu fsheh këtij fakti, duke sulmuar opozitën”, tha sekretari i Përgjithshëm i PD.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm ka deklaruar në rrjetet sociale se opozita po e përdor si pretekst çështjen e përgjimit për t’iu shmangur reformës në drejtësi.

“Me pretekstin e “përgjimit”, nuk anashkalojnë dot as reformën në drejtësi, as luftën kundër pandëshkueshmërisë”, shkruan Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.