roze

Rita dhe Ricky nisin romancën e tyre…

Një vit më parë u raportua se Rita Ora ishte ndarë nga i dashuri i saj Ricky Hil për shkak të karrierave të ngarkuara të secilit, por faktet kundërshtojnë këtë dhe duket se gjithçka mes tyre shkon më së miri.

1421238800ritariki30000Çifti, secili prej tyre nga 24 vjeç, pas romancës 6-mujore me njëri-tjetrin, tashmë ka avancuar edhe më tej sa u përket çështjeve private. “The Sun” raporton se ata të dy kanë vendosur të bashkëjetojnë në shtëpinë e Rita Orës, në Londrën Veriore, të cilën ajo e siguroi që përpara Krishtlindjes së vitit 2014.

Sipas një burimi pranë këngëtares me origjinë shqiptare, Rita e ka ftuar Rickyn – djalin e Tommy Hilfiger – në vendbanimin e saj si pjesë e romancës së tyre të “heshtur”. “Arsyeja pse Rita dhe Ricky shkojnë kaq mirë, është sepse të dy ata janë të relaksuar, ndaj dhe askush nuk e sheh këtë lëvizje si një arritje të madhe. Është më shumë se sa një flirt, pasi ata kanë ndienja të vërteta kundrejt njëri-tjetrit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button