Rita e do…BE-në!
Rita Ora, e vlerësuar lart jo vetëm si këngëtare, por edhe për pamjen e saj, tashmë është e qartë se nuk e ka problem të nxjerrë në pah hiret e veta, të cilat vetëm sa ia shtojnë adhuruesit dhe ofertat e kompanive të mëdha.
26-vjeçarja u shfaq me të brendshme në videon e realizuar për kalendarin e “Love Magazine” dhe, tepër e entuziazmuar nga spoti, e ka hedhur atë edhe në faqen e vet në “Twitter”.
Bukuroshja e lindur në Kosovë ndërron gjatë videos disa prej veshjeve të stilit bavarez, duke prezantuar aty tri pamje të ndryshme të saj: një homazh për grupin “The Andrew Sisters” dhe hitin e tyre ikonë të kohës së luftës “Boogie Woogie Bugle Boy”.
Përpos kësaj, megjithatë, duket se kishte dhe një mesazh të fshehur anti-Brexit në këtë spot, pasi Rita mban ndër të tjera edhe një palë të brendshme ku janë stampuar fjalët: unë e kam për zemër BE-në.
Ylli i muzikës promovoi tani vonë në Londër albumin e saj të ri, për të cilin – siç thotë, – ka punuar plot dy vite e një pjesë të këngëve i ka shkruar vet.