roze

Rita Ora në versionin Mia Gray

Rita Ora duket se po i shijon xhirimet e filmit “Fifty Shades Darker” (50 hijet më të errëta), prodhimit kinematografik që pritet të bëjë shumë bujë. Ky është vazhdimi i filmit të parë “50 hijet e Greit”, frymëzuar nga triologjia e shkrimtares  britanike E. L. James, e cila është njëkohësisht edhe producente e versioneve kinematografike.

Rita Ora, në këtë episod luan rolin e motrës së Christian Greyt. Në rolin e Mia Greyt, Rita Ora ka ndryshuar edhe pamje, duke u kthyer në bjonde.

Në rrjetet sociale, këngëtarja dhe aktorja me origjinë nga Kosova, ndan me fansat e saj momente nga seti i xhirimeve, i cili po zhvillohet në Vankuver të Kanadasë.

Një miqësi e fortë duket se ka lindur në “50 hijet më të errëta”, ku Dakota Johnson në rolin e protagonistes Anastasia Steele dhe Rita janë kthyer në mikesha mjaft të mira.

Filmi, i cili dominohet nga skena erotike, do të vijojë të ketë të njëjtët personazhe, edhe pse Jamie Dornan në rolin e Christian Grayt mori kritika jo të pakëta.

Librat e autores britanike kanë thyer çdo pritshmëri, teksa numërojnë më shumë se 100 milionë kopje të shitura në të gjithë botën. Edhe filmi i radhës pritet që të jetë një sukses i madh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button