roze

Robert Downey Jr revoltohet dhe braktis intervistën

Ylli hollivudian Robert Downey Jr ka shpërthyer gjatë një interviste televizive kur ai është pyetur rreth historisë së abuzimit me drogën si dhe rreth kohës së kaluar në burg.

Aktori është acaruar kur pyetjet e bëra ndaj tij morën një drejtim për jetën e tij personale, kur në fakt ishte i ftuar nga “Channel 4” në Londër për të promovuar filmin e tij të ri “Avengers: Age of Ultron”.

Në fillim të intervistës ai dukej në një formë të mirë, por më pas biseda mori një drejtim krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë ishte planifikuar kur gazetari Krishnan Guru-Murthy nisi ta pyeste rreth betejës së gjatë me drogën, duke bërë që aktori të vihej në siklet.

Por kulmin e saj intervista e arriti kur Robert u pyet për marrëdhënien e tij me të atit, pyetje që detyroi aktorin të ngrihej në këmbë, të dorëzonte mikrofonin dhe të largohej duke ndërprerë kështu intervistën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button