roze

Romeo Princi Harry dhe Zhuljeta e tij

Prej disa ditësh flitet se Princi Harry është duke u frekuentuar me bukuroshen amerikane Juliette Labelle.

Në një raportim ekskluziv, “The Sun”, shkruans e 31-vjeçari është takuar me Juliette, 22 vjeçe gjatë një udhëtimi privat në Los Angeles për vitin e ri, dhe ata kanë vijuar kontaktet.

Një burim ka thënë për “The Sun”: “Princi Harry po kalon shumë mirë me Juliette. Ajo është tipi i tij dhe ata ngjajnë shumë. Ajo është bjonde, është e mirë. Gjithashtu është gazmore, konfidente, dhe nuk i bie ndërmend të tregojë se sa seksi është. Dhe ajo ka atë shpirtin e lirë bohemian që princit i pëlqen”.

Juliette, e cila punon për firmën e modës Dior, ka treguar shpirtin e saj të lirë në disa foto të postuara online.

Këtë javë është fotografuar duke dalë nga një dyqan ushqimor, por megjithatë e pyetur nga “The Sun”, ajo ka thënë: “Nuk e njoh princin Harry”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button